CILAT JANË SHËRBIMET QË KRYHEN GJATË KULTIVIMIT TË SPECAVE?

Miq te dashur, ju ftoj te njiheni me platformen me te re, ABA Online, e cila do te sherbeje si Zeri i Fermereve Shqiptare. Aty do te gjeni nje shumllojshmeri informacioni lidhur me Bujqesine & Blegtorine si: Artikuj mbi Teknologjite e Prodhimit te shkruara nga Eksperte te Fushave perkatese; gjithashtu, ne ABA Online mund te gjeni Cmimet e Tregut te Shumices, mundesi per Shit-Blerje Online te produkteve tuaja, te bashkebisedoni me njeri-tjetrin nepermjet Forumit, te pyesni Ekspertin per problemet qe hasni ne fermen tuaj, si dhe shume rubrika te tjera me interes per zhvillimin e Bujqesise ne Shqiperi.Per me shume, mund te shihni vete faqen zyrtare te platformes ABA Online: https://www.abaonline.al

Ju ftojmë që të lexoni artikullin e përgatitur nga ekspertet e ABA ONLINE rreth sherbimeve qe kryhen gjate kultivimit te specit te cilin mund ta gjeni gjithashtu në linkun e mëposhtem:

https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=2cd5e5f0-9b71-4b57-8462-c6aaeec6be6b

Menjëherë pas mbjelljes realizohet ujitja për zënie me 1.5-2 litra ujë për bime. Në toka të rënda ku uji është më i qendrueshëm në sipërfaqe të tokës, mund të aplikohen skema mbjelljeje me brazda me kujdes që niveli i sistemit rrënjor të fidanave të mos vendosen shumë thellë dhe e ashtuquajtura ujitje për zënie (edhe ujitjet e tjera) të mos kontaktojnë kërcellin e bimëve. 

Bimë të shëndosha si rezultat i një plehërimi të drejtë

REKOMANDIM!
Pas rreth 8-10 ditëve pas mbjelljes, duhet të fillojë prashitja e parë ose kultivimi (frezimi nëse bëhet me motofreza). Është shumë e rëndësishme që prashitjet, kryesisht ato të I dhe të II duhet të bëhen të thella në rreth 12- 15 cm thellësi. Këto prashitje ndihmojnë në: 

  • Shkatërrimin e barërave të këqija që sapo kanë filluar të mbijnë;
  • Shkriftërimin e sipërfaqes;
  • Ajrosjen dhe ngrohjen e tokës, etj.
  • Është e domosdoshme që para prashitjeve të hidhen plehërat azotike që janë të planifikuara për plehërimin e parë suplementar. Ato duhet të mbulohen në tokë gjatë këtij procesi.

Prashitjet e tjera të bëhen në varësitë gjëndjes së shkrifmërisë së tokës, infeksionit të barërave të këqia. Ato duhet të bëhen gjithashtu pas 1 ose 2 ujitjeve, menjëherë pas plehërimeve plotësuese, etj. prashitjet e tjera madje duke filluar nga prashitja e tretë, nuk duhet të bëhen kurrë të thella. Nëse prashitjet bëhen të thella atëherë sistemi rrënjor i cili ka aftësinë të zhvillohet shumë afër sipërfaqes së tokës, shkatërrohet pothuajse totalisht. Në këtë situate bimët ngelen mbrapa në zhvillim, nuk zhvillojnë një sistem rrënjor të shtrirë, nuk lulëzojnë si duhet dhe për pasojë nuk frutifikojnë. Frutat e lidhura nuk rriten normalisht, deformohen dhe nuk kanë cilësinë e duhur tregtare. Prashitjet duhet të konsistojnë vetëm në prerjen e barit, shkriftërimin e sipërfaqes në 3-5 cm thellësi dhe mbulimin ose përzierjen e plehërave plotësuese kimike me tokën. Periudha ndërmjet dy prashitjeve duhet të jetë afërsisht rreth 15-20 ditë.

Cilat sasi të përdorimit të plehut organik rekomandohen?
Për të marrë një rendiment mesatar me 300 kv/ha në kushtet e fushës së hapur dhe në varësitë e niveleve të elementëve ushqimorë që afron pjelloria natyrale e tokës, normat orientuese të plehut organik duhet të jenë 20-30 kv/dn (tabela).

Normat orientuese të plehërimit me plehëra organike në varësi të përmbajtjes së humusit në tokë

Pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së humusit% e humusit në tokëSasia e plehut organik të këshilluar (në kv/dn)
E varfër<1.5 %30
E mesme1.5 – 3 %25
E pasur> 3 %20

Cilat janë normat orientuese të përdorimit të plehërave minerale?
Krahas plehërimit me plehëra organike është e domosdoshme që në bilancin e plehërimit të përllogariten edhe plehërat minerale. Ato duhet të hidhen në: 

  • Plehërimin bazë;
  • Plehërimin shoqërues dhe
  • Plehërimi plotësues (nga 3 – 10 duar/doza).

Normat  orientuese  të  plehërimit  azotik  në  varësi të  përmbajtjes  së azotit në tokë

Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së N2ONiveli i përmbajtjes së N2O në tokë (në %)Sasia e azotit të rekomanduar (në kg l. Ak. / ha)
E varfër< 0.1 %105
E mesme0.11 – 0.15 %95
E pasur0.16 – 0.25 %90
Shumë e pasur> 0.26 %85

Normat orientuese të plehërave fosforike në varësi të përmbajtjes së fosforit në tokë

Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së P2O5Niveli i përmbajtjes së P2O5 në mgr/100 gr tokëSasia e fosforit të reko- manduar
(në kg l. ak. / ha)< 0.1 %105
Shumë e varfër< 0.5 %112
E varfër0.51 – 1 %100
E mesme1,1 –  2 %81
E pasur2,1 –  3 %50
Shumë e pasur> 3.1 %42

Normat orientuese të plehërimit me plehëra potasikenë varësi të përmbajtjes së potasit  në tokë

Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së K2ONiveli i përmbajtjes së K2O në mgr/100 gr tokëSasia e potasit të rekomanduar (në kg l. ak. / ha)
E varfër< 875
E mesme8.1 –  1525
E pasur> 1515

Pse duhet bërë kujdes në ujitjen e specit?
Ujitja ka për qëllim që t’i plotësojë bimëve  sasinë e ujit të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimit normal të tyre. Aplikohen kryesisht tre mënyra ujitjeje, që janë: 

  • Ujitje në sipërfaqen e tokës,
  • Ujitje mekanike,
  • Ujitje nëntoksore.

Ujitja sipërfaqsore duhet të bëhet në varësi të përmbajtjes së saj në tokë. Ato zakonisht duhet të bëhen në çdo 12-15 ditë. Sasitë e ujit duhet të jenë sa më të vogla dhe gjatë ujitjeve uji të mos takojë me kërcellin e bimëve me qëllim që të eleminohen mundësitë e infeksioneve.

                                    Metoda e ujitjes sipërfaqësore me brazda

A ndikon në shtimin e prodhimit heqja e barërave të këqia?
Është shërbim shumë i rëndësishëm. Ndikon si në ruajtjen e elementëve ushqyes në dispozicion të bimës së kultivuar ashtu dhe eleminimin si mbartës të sëmundjeve e dëmtuesve. Heqja e tyre realizohet me anë të prashitjeve; përdorimin e preparateve kimike përzgjedhës para ose pas mbjelljes duke zbatuar këshillat e specialistit.

SI PËRGATITEN FIDANAT E SPECIT DHE KU?

Miq te dashur, ju ftoj te njiheni me platformen me te re, ABA Online, e cila do te sherbeje si Zeri i Fermereve Shqiptare. Aty do te gjeni nje shumllojshmeri informacioni lidhur me Bujqesine & Blegtorine si: Artikuj mbi Teknologjite e Prodhimit te shkruara nga Eksperte te Fushave perkatese; gjithashtu, ne ABA Online mund te gjeni Cmimet e Tregut te Shumices, mundesi per Shit-Blerje Online te produkteve tuaja, te bashkebisedoni me njeri-tjetrin nepermjet Forumit, te pyesni Ekspertin per problemet qe hasni ne fermen tuaj, si dhe shume rubrika te tjera me interes per zhvillimin e Bujqesise ne Shqiperi.Per me shume, mund te shihni vete faqen zyrtare te platformes ABA Online: https://www.abaonline.al

Ju ftojmë që të lexoni artikullin e përgatitur nga ekspertet e ABA ONLINE rreth pergatitjes se fidanit te specit dhe ku te cilin mund ta gjeni gjithashtu në linkun e mëposhtem:

https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=8cddd941-e35b-477b-9c68-09345191588f

Si përgatiten fidanat e specit dhe ku?
Në Shqipëri bima e specit kultivohet vetëm nëpërmjet përgatitjes paraprake të fidanave. Ato përgatiten në ambjente të mbrojtura si:  Shtretër të nxehtëgjysëm të nxehtëtë ftohtë dhe në serra. Përgatitja e fidanit në serra është mënyra më e mirë dhe më e sigurtë. 

Kultivimi në kushtet e fushës së hapur
Për kushtet e Ultësirës Bregdetare të Shqipërisë, kultivimi i specit organizohet në tre drejtimë kryesore, që janë: 

  • Për prodhim të hershëm;
  • Për prodhim të mesëm;
  • Për prodhim të vonë.

Për prodhim të hershëmfara e specit duhet të mbillet në shtretër të nxehtë në periudhën 5-15 Janar dhe dalja e fidanave në fushë duhet të bëhet gjatë periudhës 10-25 Prill. Në këtë rast prodhimi duhet të fillojë në fillimin e dhjetë-ditorit të dytë të Qershorit dhe piku i prodhimit arrin deri në fundin e muajit Gusht.
Për prodhim të mesëmfara e specit duhet të mbillet në shtretër të nxehtë gjatë periudhës 10-28 Shkurt. Dalja e fidanit në fushë rekomandohet të filloi nga 25 Prilli dhe duhet të përfundojë brenda 10 Majit. Mbjellja në këtë periudhë, mund ta sjellë prodhimin nga fillimi i Korrikut i cili vazhdon deri në fillimin e ngricave të Vjeshtës.
Për prodhim të vonë(kryesisht për kultivarët që destinohen përpërpunim industrial ose konservim si frut i freskët), farat e tyre duhet të mbillen në shtretër ½ të ftohtë gjatë periudhës 20-30 Mars dhe në fushë duhet të mbillen rreth periudhës 10 – 20 Maj. Prodhimi zakonisht vjen nga mesi i muajit gusht dhe vazhdon deri në fillimin e ngricave të para të Vjeshtës.

Si bëhet përgatitja e tokës për mbjelljen e specit?
Është e domosdoshme që toka të punohet 2 herë. Plugimi i parë duhet të bëhet gjatë verës ose vjeshtës në thellësinë 35-40 cmPlugimi i dytë duhet të bëhet10-20 ditë para mbjelljes në fushë në thellësinë 18-20 cm. Para plugimittë dytë këshillohet të shpërndahen të gjithë sasitë e plehërave organikedhe pjesërisht ato kimike (kryesisht DAP, Fosforiket, Potasiket, etj,) me qëllim që atotë përmbysen në thellësinë e vendosjes së pjesës më të madhetë sistemit rrënjor të bimëve. Gjatë qëndrimit të plehërave në tokë deri sa sistemi rrënjor të arrijë shtresat e vendosjes së tyre, ato të jenë të dekompozuara dhe jenë gatipër tu asimiluar lehtësisht nga sistemi rrënjor i bimëve. Gjatë frezimeve/diskimeve të krijohet mundësia e përzierjes së tyre më të mirë me dheun. Me rëndësi gjatë mbjelljes së specit në fushë, janë:

  • Përcaktimi i drejtë i dendësisë së mbjelljes
  • Përcaktimi i drejtë i distancave të mbjelljes.
Skema e mbjelljes me brazda dhe ujitja për zënie

Për kultivarët me fruta të mëdhenj e të gjerë kurora e të cilëve është e madhe,dendësia këshillohet nga 35-45 mijë bimë për hektare, ose 3,5-4,5 b/m2. 
Për kultivarët me fruta të mëdhenj e të gjatë kurora e të cilëve është më e vogël se tipi i parë, dendësia këshillohet nga 55-75 mijë bimë për hektar,ose 5,5-8,5 b/m2. 
Për kultivarët me fruta të vegjël, distancat duhettë jenë më të vogla dhe numri i bimëve duhet të jetë  85-100 mijë bimë/ha ose 8,5-10 b/m2K 

VJELJA DHE AMBALAZHIMI I DOMATES


Miq te dashur, ju ftoj te njiheni me platformen me te re, ABA Online, e cila do te sherbeje si Zeri i Fermereve Shqiptare. Aty do te gjeni nje shumllojshmeri informacioni lidhur me Bujqesine & Blegtorine si: Artikuj mbi Teknologjite e Prodhimit te shkruara nga Eksperte te Fushave  perkatese; gjithashtu, ne ABA Online mund te gjeni Cmimet e Tregut te Shumices, mundesi per Shit-Blerje Online te produkteve tuaja, te bashkebisedoni me njeri-tjetrin nepermjet Forumit,  te pyesni Ekspertin per problemet qe hasni ne fermen tuaj, si dhe shume rubrika te tjera me interes per zhvillimin e Bujqesise ne Shqiperi.Per me shume, mund te shihni vete faqen zyrtare te  platformes ABA Online: https://www.abaonline.al
Ju ftojmë që të lexoni artikullin e përgatitur nga ekspertet e ABA ONLINE rreth vjeljes dhe ambalazhimit te domates te cilin mund ta gjeni gjithashtu në linkun e mëposhtem:
https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=763b0cf4-cb20-4a7b-b0f5-0ea9c10d678e

Pse ka rëndësi momenti i vjeljes së domates?

  • Vonesa në vjelje ul aftësinë ruajtëse
  • Vjelja e parakohshme çon në uljen e cilësisë së prodhimit.

Rendimenti i domates së fushës varion nga 30-80 kv/dynym por në disa raste edhe më shumë.

Si duhen ambalazhuar?

  • Preferohen arka kartoni me peshë 5-6 kg për arkë, të mbuluara me qese celofon, e cila ndihmon në ruajtjen e freskisë së frutit.
  • Arkat e kartonit duhet të jenë cilësore, rezistente për transportet në distanca të gjata dhe të plotësojnë standartet e sigurisë ushqimore.

SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E DOMATES SË FUSHËS


Miq te dashur, ju ftoj te njiheni me platformen me te re, ABA Online, e cila do te sherbeje si Zeri i Fermereve Shqiptare. Aty do te gjeni nje shumllojshmeri informacioni lidhur me Bujqesine & Blegtorine si: Artikuj mbi Teknologjite e Prodhimit te shkruara nga Eksperte te Fushave  perkatese; gjithashtu, ne ABA Online mund te gjeni Cmimet e Tregut te Shumices, mundesi per Shit-Blerje Online te produkteve tuaja, te bashkebisedoni me njeri-tjetrin nepermjet Forumit,  te pyesni Ekspertin per problemet qe hasni ne fermen tuaj, si dhe shume rubrika te tjera me interes per zhvillimin e Bujqesise ne Shqiperi.Per me shume, mund te shihni vete faqen zyrtare te  platformes ABA Online: https://www.abaonline.al

Ju ftojmë që të lexoni artikullin e përgatitur nga ekspertet e ABA ONLINE rreth semundjeve dhe demtuesve te domates te cilin mund ta gjeni gjithashtu në linkun e mëposhtem:

https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=865b586b-3e76-45fe-acdf-1a84853d0fab

Mbrojta e bimëve
Bimët e domates preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e specialistit të fushës.

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulet vlera tregtare
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi

Cilat janë masat e luftimit për këto sëmundje?

  1. Kimike: trajtime me preparate kimike si lëng bordolez  me bazë bakri ose preparate të tjera rekomanduar nga specialisti i fitofarmacisë/farmacisë bujqësore
  2. Agroteknike: Eliminimi i ujitjeve pa kriter, mbledhja dhe djegia e mbeturinave bimore pas vjeljes duke ulur rezervën biologjike të infeksionit.

REKOMANDIM!

  • Mbani një nivel normal lagështie.
  • Pritini gjethet e bimëve që varen në tokë.
  • Lini një hapsirë të mjaftueshme midis bimëve për të lejuar një qarkullim të ajrit.
  • Ujitni perimet pa lagur gjethet.
  • Ujitini bimët vetëm në ditë me diell.

Cilat janë disa nga sëmundjet më kryesore të domates?

Phytophtora infestans
Vrugu i zakonshëm
Dëmton pasi prek të gjitha arganet e bimës.
Fusarioza (Fusarium spp)
Shkakton vyshkje të të gjithë bimës ose gjethe të veçanta të një dege. Kjo sëmundje favorizohet më shumë në toka me lagështi

Alternaria solani
Alternarioza
Prek të gjitha organet e bimës sidomos në temperatura të larta.

Phythium debarianum Hess
Kalbëzimi i qafës së kërcellit
Shkaktohet nga ujitjet pa kriter dhe mbjelljet e denduara në fidanishte.

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË BROKOLIT

“Miq te dashur, ju ftoj te njiheni me platformen me te re, ABA Online, e cila do te sherbeje si Zeri i Fermereve Shqiptare. Aty do te gjeni nje shumllojshmeri informacioni lidhur me Bujqesine & Blegtorine si: Artikuj mbi Teknologjite e Prodhimit te shkruara nga Eksperte te Fushave  perkatese; gjithashtu, ne ABA Online mund te gjeni Cmimet e Tregut te Shumices, mundesi per Shit-Blerje Online te produkteve tuaja, te bashkebisedoni me njeri-tjetrin nepermjet Forumit,  te pyesni Ekspertin per problemet qe hasni ne fermen tuaj, si dhe shume rubrika te tjera me interes per zhvillimin e Bujqesise ne Shqiperi.
Per me shume, mund te shihni vete faqen zyrtare te  platformes ABA Online: https://www.abaonline.al

Ju ftojmë që të lexoni artikullin e përgatitur nga ekspertët e ABA ONLINE rreth vjeljes dhe ruajtjes së prodhimit të Brokolit të cilin mund ta gjeni gjithashtu në linkun e mëposhtem:

https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=ea8484de-415f-498f-86f7-922c894c0592

Vjelja e brokolit kryhet atëherë kur:

  • “Lulesat” janë ende të vogla dhe të ngjeshura midis tyre.
  • “Kokat” të jenë të tilla që çdo lule në grup të mos ketë filluar të shfaqë petlat e verdha.
  • Në disa kultivarë, duke hequr kokat e majës, zhvillohen shpejt kokat ansore, duke bërë të mundur që vjelja të vazhdojë për disa javë.

Vjelja e “kokës” bëhet duke i prerë së bashku me disa gjethe. “Kokat”, është e nevojshme të shmanget ekspozimi në diell si para dhe pas vjeljes. Pas vjeljes “kokat”, vendosen në arka dhe ruhen në ambjente me temperaturë 0°-1°C dhe lagështirë relative të ajrit 95%, të paisur me sistem ventilimi të mirë, për të larguar gazin karbonik.

Kujdes !

  • Koka e brokolit prodhon një sasi të lartë etileni duke shpejtuar procesin e plakjes e të prishjes së tyre e për këtë arsye periudha e ruajtjes së kokave të brokolit është shumë e shkurtër.
  • Në se “kokat” vendosen me shtresa dhe me hapësira të mjaftueshme midis tyre, përdoret sistem qarkullimi veprues i ajrit, për të shmangur ngritjen e temperaturës në kontenier, brokoli mund të ruhet pa u prishur për 10-14 ditë në temperaturë 0°-1°C dhe lagështi 95%.

SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E BROKOLIT NË FUSHË TË HAPUR

“Miq te dashur, ju ftoj te njiheni me platformen me te re, ABA Online, e cila do te sherbeje si Zeri i Fermereve Shqiptare. Aty do te gjeni nje shumllojshmeri informacioni lidhur me Bujqesine & Blegtorine si: Artikuj mbi Teknologjite e Prodhimit te shkruara nga Eksperte te Fushave  perkatese; gjithashtu, ne ABA Online mund te gjeni Cmimet e Tregut te Shumices, mundesi per Shit-Blerje Online te produkteve tuaja, te bashkebisedoni me njeri-tjetrin nepermjet Forumit,  te pyesni Ekspertin per problemet qe hasni ne fermen tuaj, si dhe shume rubrika te tjera me interes per zhvillimin e Bujqesise ne Shqiperi.Per me shume, mund te shihni vete faqen zyrtare te  platformes ABA Online: https://www.abaonline.al

Ju ftojmë që të lexoni artikullin e përgatitur nga ekspertet e ABA ONLINE rreth sëmundjeve dhe dëmtuesve të Brokolit te cilin mund ta gjeni gjithashtu në linkun e mëposhtem:

https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=332c8c7d-39e9-464b-8602-b7d4f22a67c4

Cilat janë sëmundjet dhe dëmtuesit e brokolit në fushë të hapur?
Brokoli, ashtu si lulelakra dhe lakra kokë gjatë gjithë periudhës së kultivimit, dëmtohet nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës.

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulet vlera tregtare
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi

Hernia e Lakrës

  • Është sëmundje shumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u luftuar.
  • Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë.

Fuzarioza

  • Është një sëmundje që shkakton zverdhjen e gjetheve dhe pengon rritjen e bimëve.
  • Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm
  • Luftohet mirë me fungicid me bazë sulfat bakri cuproxat

Vrugu 

  • Gjatë periudhës së vjeshtës, kur temperaturat ulen dhe lagështia e ajrit rritet, bimët e lulelakrës mund të preken nga vrugu dhe alternaria, duke dëmtuar kryesisht gjethet.
  • Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm, por pa neglizhuar përdorimin e preparatit me bazë oxiklorur bakri, pasi ka dhe efekt parandalues.

Afidet

  • Në fazat e para të zhvillimit por dhe në vegjetacion, lulelakra mund të preket nga disa dëmtues sikurse janë afidet dhe flutura e natës.
  • Luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik.
  • Insekticidet biologjike me bazë Bacillus thuringensis, janë shumë të efektshme kundër larvave që dëmtojnë perimet e familjes kryqore.


Ndihma për bujqësinë, ekspertët flasin për skemën e rimbursimit dhe kërkojnë unifikim të fermerëve

Agim Rrapaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit, Ilir Pilku, ekspert për bujqësinë dhe në lidhje skype, Eduard Sharka kryetar i Sindikatës ë Fermërve të Bashkuar diksutuan në studion e Ilva Now problemet që shqetësojnë këtë sektor të rëndësishëm në vend.

Secili prej tyre kishte qëndrim të ndryshëm sa i përket vendimit për uljen e çmimit të naftës për bujqësinë dhe skemën e rimbursimit. Për z. Rrapaj ulja e çmimit të naftë është një nga ndërhyrjet që duhej bërë me kohë, pasi zë një pjesë të rëndësishme në koston e produkteve bujqësore, nxit formalizimin, shton dëshirën për të punuar.

“Është një skemë komplekse, kudo, në  çdo vend, ndaj s’duhet të kërkojmë gjithçka që në fillim, duhet të nisë me hapa gradualë”, tha z. Rrapaj.

Ndërkohë, për z.Sharka skema për rimburismin e naftës u konsiderua një nismë e dështuar pa filluar ende.

“Edhe për ne ishte shumë e mirëpritur, por mënyra se si do të implementohet është e gabuar, sepse në Shqipëri janë 300 mijë fermerë dhe vetëm 46 mijë janë të pajisur me NIPT. Nga skema përfiton vetëm një pjesë shumë e vogël. Kjo skemë nuk do t’i ndihmojë të gjithë”, tha ai.

Por ata ishin në një mendje kur u diskutua ligji për TVSH, i cili sipas ekspertëve duhet të ndryshojë.

Sipas z. Rrapaj, skema eTVSH 6 përqind me 20 përqind nuk po funskion ndaj duhet të shfuqizohet.

Ose do bëhet 6-6, 20-20 ose do unifikohet si në gjithë botën. Kjo ndërhyrje prishi tregun, nëse nuk ndërhyhet pasojat do të jenë negative në vijim”, tha z. Rrapaj.

Për z.Sharka, ky mekanizëm ka dëmtuar tregun e fruta-perimeve, që sot sipas tij është 90 për qind informal.

“Fermeri nuk ka përfituar kurrë nga ky menkanizëm, por ka dëmtuar tregun e fruta-perimeve dhe qumshtit në Shqipëri. Sot tregu i brendshëm i fruta-perimeve në Shqipëri është 90 për qind informal. Në parim TVSH e paguan konsumatori, në këtë rast shteti nuk ja merr konsumatorit, por tregtarit”, tha ai.

Për ekspertin e bujqësisë, z.Pilku kjo skemë është një artificë e madhe, një instrument që e gjetën brenda 1 ore për të amortizuar koston e inputeve.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre ishte ai për cilësinë e farërave për të cilën eksperët kërkuan një monitorim më të plotë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe nevojën për denoncim të çdo rasti që dëmton rëndë ekonominë  e fermerëve.

Rikuperohen lehtë investimet private


Rihapja e ekonomisë ka rigjallëruar investimet në sektorin privat, të kryesuara më shumë nga sektori i bujqësisë, i vetmi që ka arritur të rezultojë më rritje edhe gjatë periudhës së pandemisë.

Pavarësisht pandemisë kemi investime në sektorët e bujqësisë, fermat, stallat, peshkimi, fruta-perimet dhe agroindustria.”

Për bizneset e industrisë shihet një optimizëm muajt e fundit për të shtuar investimet, por Gjergj Buxhuku i Konfindustria-s, pranon se nuk janë në nivelin e mëparshëm për disa arsye: rënia e kërkesës së huaj, tkurrja e konsumit të brendshëm dhe pasigurinë që ka krijuar pandemia.

Ka një rikuperim të vogël pas karantinës por jo në nivelet e mëparshme, kemi stepje edhe për shkak të tregjeve globale, shpopullimit dhe pandemisë”.

Pavarësisht rritjes së investimeve nga sektori privat, probleme shihen në procedurat e miratimit të lejeve nga ana e pushtetit vendor.

 “Kemi vonesa dhe probleme nga ana e bashkive për miratimin e lejeve për të kryer planin e investimeve.”

 “Investimet private janë të rëndësishme sepse sjellin mirëqenie ekonomike dhe shtojnë punësimin, janë motori zhvillues i ekonomisë.”

Prej 1 viti ecuria e formimit bruto të kapitalit fiks, tregues i cili jep nivelin e investimeve të bizneseve, është në territor negativ. Në tremujorin e dytë të këtij viti investimet ranë me 11.1%, ndërsa sipas të dhënave të tërthorta të bankës qendrore muajt e fundit ka nisur një rigjallërim i tyre. Kredia për investime në fund të shtatorit arriti vlerën e 190 milion Dollarëve.

Ministria e Financave tërhiqet nga udhëzimi për bllokimin e llogarive bankare për ortakët dhe administratorët


Pas kundërshtimit të fortë që njëzëri 22 Shoqata të Biznesit dhe Dhoma të Tregtisë bënë për udhëzimin e procedurave tatimore, që sanksiononte bllokimin e llogarive bankare të ortakëve, aksionerëve dhe administratorëve, Ministria e Financave vendosi të tërhiqet dhe do të përmirësojë pikën 90.1 të tij.

“Udhëzimi nr.44 që vendoste arbitraritetin e administratës tatimore mbi llogaritë personale të ortakëve, aksionerëve dhe administratorëve u vendos të modifikohet”, sqaroi për Monitor, Kryetarja e BDHTISH-së, znj. Ines Muçostepa.

E iniciuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë (BDHTISH), në letrën drejtuar më herët ministres së Financave, Denaj, dhe ministrit për Mbrotjen e Sipërmarrjes, përfaqësuesit e sipërmarrjes theksonin se udhëzimi nr.44 krijonte arbitraritet dhe pasiguri në klimën e biznesit për investitorët e huaj.
Reagimi i shtohet kundërshtimi të mëparshëm të ekspertëve dhe shoqërive të konsulencës juridike, që e quajtën këtë ndryshim si antikushtetues dhe në kundërshtim me ligjin “Për procedurat tatimore” dhe “Për Shoqëritë Tregtare”.

Në udhëzimin e ndryshuar përcaktohej se nëse pas zbatimit të masave shtrënguese, duke përfshirë sekuestrimin dhe shitjen e pasurive, subjektet nuk shlyejnë detyrimet, shuma e papaguar i transferohet ortakut, aksionerit dhe administratorit.

Mospagimi i detyrimit në kohë, sipas procedurave të ndryshuara nga Ministria e Financave, penalizonte ortakun dhe administratorin e kompanisë, të cilëve do t’u bllokohen llogaritë dhe depozitat bankare.

“Pas zbatimit ndaj subjektit të gjitha masave shtrënguese për mbledhjen me forcë të detyrimit (duke përfshirë edhe shitjen e pasurisë së sekuestruar),detyrimet tatimore të personit juridik nuk shlyhen plotësisht, administrata tatimore e transferon detyrimin tatimor të mbetur të subjektit tek ortaku, aksionari dhe administratori.

 Për këtë qëllim, fillimisht administrata tatimore garanton mbledhjen e detyrimit nëpërmjet vendosjes së urdhër bllokimit mbi llogaritë dhe depozitat e ortakëve, aksionarëve dhe administratorëve të subjektit dhe më pas zbaton ndaj tyre masat shtrënguese të mbledhjes me forcë të parashikuara në ligj. Edhe në këtë rast, urdhër bllokimi si masë preventivuese vendoset sipas procedurave të këtij udhëzimi”, thuhej në paragrafin e udhëzimit për lëshimin e urdhrave të bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesit.