Pro Business – Faktoret e rritjes se cmimeve

Emisioni “Pro Business” në tv Klan Plus është ndalur sot tek indikatorët që cojnë në rritjen e çmimeve për disa produkte për konsumatorët. Çmimi i naftës, kostot në bujqësi, rimbursimi i tvsh-së , apo edhe rritja e çmimit të energjisë ndikojnë direkt në peshën e çmimeve. Sipas kreut të KASH, Z.Agim Rrapaj Bujqësia nuk kishte mbështetjen e duhur pas pandemisë dhe kjo bëri që mos të kemi kapacitetet e duhura për të përballuar presionet e luhatjes së cmimeve nga jashtë. Produktet që kanë pësuar rritje të çmimeve sipas Rrapaj lidhen me faktin se janë rritur kostot duke shtuar këtu edhe ndikimin e naftës dhe çmimit të energjisë. Një nga problemet ende të pazgjidhura sipas Rrapaj është cështja e TVSH-së. Ulja e rimbursimit të TVSH-së për produktet bujqësore nga 20% në 6% duke bërë që diferenca prej 14% të rëndojë mbi prodhuesit, ka krijuar mjaft probleme sipas Rrapaj. Në pjesën e dytë të emisionit Pro Business me gazetaren Oljana Maloku ishte z. Gramos Osmani nga Risi Albania i cili është ndalur tek nxitja e stimulimi i prodhimit vendas. Një hap i rëndësishëm; pjesë e projekteve të Risi Albania; është pajisja me Certifikimin Global Gap për eksportuesit. Osmani thotë se pajisja me këtë certifikim i jep shumë përparësi eksportuesve duke i hapur rrugë në tregje të Bashkimit Evropian.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *