Agim Rrapaj: Aplikime te shumta nga fermeret

“Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus. Emisioni Pro Business në tv kombëtar Klan Plus, drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek mbështetja e qeverisë me naftë për fermerët. Z. Veis Selami nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpjegoi mënyrën e aplikimit që duhet të ndjekin fermerët , kriteret që duhet të plotësojnë dhe rrugën deri në marrjen e naftës falas. Teksa u ndal tek mënyra e përllogaritjes Z. Selami tha se fermerët afërsisht përfitojnë më shumë se 50 përqind naftë falas (të nevojës vjetore që kanë për të mbjellat e tyre). Nësë fermerët kapen duke abuzuar me këtë naftë, parashikohen edhe penalitete; sic është përjashtimi për 3 vite nga skema =t mbështetësë të bujqësisë. Nuk dihet nësë kjo skemë e mbështetjes me naftë do të jetë e përvitshme apo vetëm për vitin 2021, gjithësesi ky hap është mirëpritur nga fermerët. Këtë e konfirmon edhe Kreu i KASH Agim Rrapaj për emisionin Pro Business. Rrapaj thotë se pritet që mbështetja me naftë te shërbejë edhe për formalizimin e mëtejshëm të fermerëve, pasi aplikimet për nipt janë rritur.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *