CILAT JANË SHËRBIMET QË KRYHEN GJATË KULTIVIMIT TË SPECAVE?

Miq te dashur, ju ftoj te njiheni me platformen me te re, ABA Online, e cila do te sherbeje si Zeri i Fermereve Shqiptare. Aty do te gjeni nje shumllojshmeri informacioni lidhur me Bujqesine & Blegtorine si: Artikuj mbi Teknologjite e Prodhimit te shkruara nga Eksperte te Fushave perkatese; gjithashtu, ne ABA Online mund te gjeni Cmimet e Tregut te Shumices, mundesi per Shit-Blerje Online te produkteve tuaja, te bashkebisedoni me njeri-tjetrin nepermjet Forumit, te pyesni Ekspertin per problemet qe hasni ne fermen tuaj, si dhe shume rubrika te tjera me interes per zhvillimin e Bujqesise ne Shqiperi.Per me shume, mund te shihni vete faqen zyrtare te platformes ABA Online: https://www.abaonline.al

Ju ftojmë që të lexoni artikullin e përgatitur nga ekspertet e ABA ONLINE rreth sherbimeve qe kryhen gjate kultivimit te specit te cilin mund ta gjeni gjithashtu në linkun e mëposhtem:

https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=2cd5e5f0-9b71-4b57-8462-c6aaeec6be6b

Menjëherë pas mbjelljes realizohet ujitja për zënie me 1.5-2 litra ujë për bime. Në toka të rënda ku uji është më i qendrueshëm në sipërfaqe të tokës, mund të aplikohen skema mbjelljeje me brazda me kujdes që niveli i sistemit rrënjor të fidanave të mos vendosen shumë thellë dhe e ashtuquajtura ujitje për zënie (edhe ujitjet e tjera) të mos kontaktojnë kërcellin e bimëve. 

Bimë të shëndosha si rezultat i një plehërimi të drejtë

REKOMANDIM!
Pas rreth 8-10 ditëve pas mbjelljes, duhet të fillojë prashitja e parë ose kultivimi (frezimi nëse bëhet me motofreza). Është shumë e rëndësishme që prashitjet, kryesisht ato të I dhe të II duhet të bëhen të thella në rreth 12- 15 cm thellësi. Këto prashitje ndihmojnë në: 

  • Shkatërrimin e barërave të këqija që sapo kanë filluar të mbijnë;
  • Shkriftërimin e sipërfaqes;
  • Ajrosjen dhe ngrohjen e tokës, etj.
  • Është e domosdoshme që para prashitjeve të hidhen plehërat azotike që janë të planifikuara për plehërimin e parë suplementar. Ato duhet të mbulohen në tokë gjatë këtij procesi.

Prashitjet e tjera të bëhen në varësitë gjëndjes së shkrifmërisë së tokës, infeksionit të barërave të këqia. Ato duhet të bëhen gjithashtu pas 1 ose 2 ujitjeve, menjëherë pas plehërimeve plotësuese, etj. prashitjet e tjera madje duke filluar nga prashitja e tretë, nuk duhet të bëhen kurrë të thella. Nëse prashitjet bëhen të thella atëherë sistemi rrënjor i cili ka aftësinë të zhvillohet shumë afër sipërfaqes së tokës, shkatërrohet pothuajse totalisht. Në këtë situate bimët ngelen mbrapa në zhvillim, nuk zhvillojnë një sistem rrënjor të shtrirë, nuk lulëzojnë si duhet dhe për pasojë nuk frutifikojnë. Frutat e lidhura nuk rriten normalisht, deformohen dhe nuk kanë cilësinë e duhur tregtare. Prashitjet duhet të konsistojnë vetëm në prerjen e barit, shkriftërimin e sipërfaqes në 3-5 cm thellësi dhe mbulimin ose përzierjen e plehërave plotësuese kimike me tokën. Periudha ndërmjet dy prashitjeve duhet të jetë afërsisht rreth 15-20 ditë.

Cilat sasi të përdorimit të plehut organik rekomandohen?
Për të marrë një rendiment mesatar me 300 kv/ha në kushtet e fushës së hapur dhe në varësitë e niveleve të elementëve ushqimorë që afron pjelloria natyrale e tokës, normat orientuese të plehut organik duhet të jenë 20-30 kv/dn (tabela).

Normat orientuese të plehërimit me plehëra organike në varësi të përmbajtjes së humusit në tokë

Pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së humusit% e humusit në tokëSasia e plehut organik të këshilluar (në kv/dn)
E varfër<1.5 %30
E mesme1.5 – 3 %25
E pasur> 3 %20

Cilat janë normat orientuese të përdorimit të plehërave minerale?
Krahas plehërimit me plehëra organike është e domosdoshme që në bilancin e plehërimit të përllogariten edhe plehërat minerale. Ato duhet të hidhen në: 

  • Plehërimin bazë;
  • Plehërimin shoqërues dhe
  • Plehërimi plotësues (nga 3 – 10 duar/doza).

Normat  orientuese  të  plehërimit  azotik  në  varësi të  përmbajtjes  së azotit në tokë

Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së N2ONiveli i përmbajtjes së N2O në tokë (në %)Sasia e azotit të rekomanduar (në kg l. Ak. / ha)
E varfër< 0.1 %105
E mesme0.11 – 0.15 %95
E pasur0.16 – 0.25 %90
Shumë e pasur> 0.26 %85

Normat orientuese të plehërave fosforike në varësi të përmbajtjes së fosforit në tokë

Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së P2O5Niveli i përmbajtjes së P2O5 në mgr/100 gr tokëSasia e fosforit të reko- manduar
(në kg l. ak. / ha)< 0.1 %105
Shumë e varfër< 0.5 %112
E varfër0.51 – 1 %100
E mesme1,1 –  2 %81
E pasur2,1 –  3 %50
Shumë e pasur> 3.1 %42

Normat orientuese të plehërimit me plehëra potasikenë varësi të përmbajtjes së potasit  në tokë

Klasifikimi i pjellorisë së tokës sipas përmbajtjes së K2ONiveli i përmbajtjes së K2O në mgr/100 gr tokëSasia e potasit të rekomanduar (në kg l. ak. / ha)
E varfër< 875
E mesme8.1 –  1525
E pasur> 1515

Pse duhet bërë kujdes në ujitjen e specit?
Ujitja ka për qëllim që t’i plotësojë bimëve  sasinë e ujit të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimit normal të tyre. Aplikohen kryesisht tre mënyra ujitjeje, që janë: 

  • Ujitje në sipërfaqen e tokës,
  • Ujitje mekanike,
  • Ujitje nëntoksore.

Ujitja sipërfaqsore duhet të bëhet në varësi të përmbajtjes së saj në tokë. Ato zakonisht duhet të bëhen në çdo 12-15 ditë. Sasitë e ujit duhet të jenë sa më të vogla dhe gjatë ujitjeve uji të mos takojë me kërcellin e bimëve me qëllim që të eleminohen mundësitë e infeksioneve.

                                    Metoda e ujitjes sipërfaqësore me brazda

A ndikon në shtimin e prodhimit heqja e barërave të këqia?
Është shërbim shumë i rëndësishëm. Ndikon si në ruajtjen e elementëve ushqyes në dispozicion të bimës së kultivuar ashtu dhe eleminimin si mbartës të sëmundjeve e dëmtuesve. Heqja e tyre realizohet me anë të prashitjeve; përdorimin e preparateve kimike përzgjedhës para ose pas mbjelljes duke zbatuar këshillat e specialistit.

SI PËRGATITEN FIDANAT E SPECIT DHE KU?

Miq te dashur, ju ftoj te njiheni me platformen me te re, ABA Online, e cila do te sherbeje si Zeri i Fermereve Shqiptare. Aty do te gjeni nje shumllojshmeri informacioni lidhur me Bujqesine & Blegtorine si: Artikuj mbi Teknologjite e Prodhimit te shkruara nga Eksperte te Fushave perkatese; gjithashtu, ne ABA Online mund te gjeni Cmimet e Tregut te Shumices, mundesi per Shit-Blerje Online te produkteve tuaja, te bashkebisedoni me njeri-tjetrin nepermjet Forumit, te pyesni Ekspertin per problemet qe hasni ne fermen tuaj, si dhe shume rubrika te tjera me interes per zhvillimin e Bujqesise ne Shqiperi.Per me shume, mund te shihni vete faqen zyrtare te platformes ABA Online: https://www.abaonline.al

Ju ftojmë që të lexoni artikullin e përgatitur nga ekspertet e ABA ONLINE rreth pergatitjes se fidanit te specit dhe ku te cilin mund ta gjeni gjithashtu në linkun e mëposhtem:

https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=8cddd941-e35b-477b-9c68-09345191588f

Si përgatiten fidanat e specit dhe ku?
Në Shqipëri bima e specit kultivohet vetëm nëpërmjet përgatitjes paraprake të fidanave. Ato përgatiten në ambjente të mbrojtura si:  Shtretër të nxehtëgjysëm të nxehtëtë ftohtë dhe në serra. Përgatitja e fidanit në serra është mënyra më e mirë dhe më e sigurtë. 

Kultivimi në kushtet e fushës së hapur
Për kushtet e Ultësirës Bregdetare të Shqipërisë, kultivimi i specit organizohet në tre drejtimë kryesore, që janë: 

  • Për prodhim të hershëm;
  • Për prodhim të mesëm;
  • Për prodhim të vonë.

Për prodhim të hershëmfara e specit duhet të mbillet në shtretër të nxehtë në periudhën 5-15 Janar dhe dalja e fidanave në fushë duhet të bëhet gjatë periudhës 10-25 Prill. Në këtë rast prodhimi duhet të fillojë në fillimin e dhjetë-ditorit të dytë të Qershorit dhe piku i prodhimit arrin deri në fundin e muajit Gusht.
Për prodhim të mesëmfara e specit duhet të mbillet në shtretër të nxehtë gjatë periudhës 10-28 Shkurt. Dalja e fidanit në fushë rekomandohet të filloi nga 25 Prilli dhe duhet të përfundojë brenda 10 Majit. Mbjellja në këtë periudhë, mund ta sjellë prodhimin nga fillimi i Korrikut i cili vazhdon deri në fillimin e ngricave të Vjeshtës.
Për prodhim të vonë(kryesisht për kultivarët që destinohen përpërpunim industrial ose konservim si frut i freskët), farat e tyre duhet të mbillen në shtretër ½ të ftohtë gjatë periudhës 20-30 Mars dhe në fushë duhet të mbillen rreth periudhës 10 – 20 Maj. Prodhimi zakonisht vjen nga mesi i muajit gusht dhe vazhdon deri në fillimin e ngricave të para të Vjeshtës.

Si bëhet përgatitja e tokës për mbjelljen e specit?
Është e domosdoshme që toka të punohet 2 herë. Plugimi i parë duhet të bëhet gjatë verës ose vjeshtës në thellësinë 35-40 cmPlugimi i dytë duhet të bëhet10-20 ditë para mbjelljes në fushë në thellësinë 18-20 cm. Para plugimittë dytë këshillohet të shpërndahen të gjithë sasitë e plehërave organikedhe pjesërisht ato kimike (kryesisht DAP, Fosforiket, Potasiket, etj,) me qëllim që atotë përmbysen në thellësinë e vendosjes së pjesës më të madhetë sistemit rrënjor të bimëve. Gjatë qëndrimit të plehërave në tokë deri sa sistemi rrënjor të arrijë shtresat e vendosjes së tyre, ato të jenë të dekompozuara dhe jenë gatipër tu asimiluar lehtësisht nga sistemi rrënjor i bimëve. Gjatë frezimeve/diskimeve të krijohet mundësia e përzierjes së tyre më të mirë me dheun. Me rëndësi gjatë mbjelljes së specit në fushë, janë:

  • Përcaktimi i drejtë i dendësisë së mbjelljes
  • Përcaktimi i drejtë i distancave të mbjelljes.
Skema e mbjelljes me brazda dhe ujitja për zënie

Për kultivarët me fruta të mëdhenj e të gjerë kurora e të cilëve është e madhe,dendësia këshillohet nga 35-45 mijë bimë për hektare, ose 3,5-4,5 b/m2. 
Për kultivarët me fruta të mëdhenj e të gjatë kurora e të cilëve është më e vogël se tipi i parë, dendësia këshillohet nga 55-75 mijë bimë për hektar,ose 5,5-8,5 b/m2. 
Për kultivarët me fruta të vegjël, distancat duhettë jenë më të vogla dhe numri i bimëve duhet të jetë  85-100 mijë bimë/ha ose 8,5-10 b/m2K