“Certifikimi i tokës mbetet sfidë“/ Lame: 22 mijë familje nuk janë pajisur asnjëherë, afati i fundit për aplikim 7 nëntori

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame deklaroi sot se javën e parë të nëntorit përfundon afati për aplikimin nga ana e qytetarëve për pajisjen me certifikatë “Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi” të tokës bujqësore.“Ligji 20/2020 i vënë kapakun përfundimtar këtij procesi, duke i bërë një thirrje përfundimtare me afat 6 mujor këtyre familjeve. Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 07.05.2020, i bie që ky afat të përfundojë me 07.11.2020”, deklaroi Lame.Ky ligj, tha ai, parashikon që brenda këtyre 6 muajve, të gjitha këto familje mund të aplikojnë pranë bashkive përkatëse, duke kërkuar pajisen me certifikatë pronësie për tokën bujqësore që u takon.Lame tha se ligji do të përmbyllë të gjitha marrëzitë e bëra me pronat në Shqipëri në këto tre dekada.“Pas sfidës për përmbylljen e procesit të legalizimeve, është sfida e certifikimit të tokës bujqësore”, u shpreh Lame.“Nga procesi i ndarjes së tokës, deri tani kanë përfituar rreth 450 mijë familje në fshatrat e vendit, me rreth 1.8 milion pasuri toke, një pjesë e mirë e të cilave janë ende të pa certifikuara. Pikërisht në këtë proces është fokusuar puna jonë gjatë këtij viti”, deklaroi Lame.Lame informoi se ende rezultojnë rreth 22 mijë familje nëpër fshatra, të cilat janë pajisur pjesërisht ose nuk janë pajisur asnjëherë me tokë bujqësore.“Rezultojnë abuzime pa fund për tokat bujqësore. Pas dekadash të tëra rezultojnë me mijëra familje që nuk janë pajisur ende me tokë bujqësore”, deklaroi Lame.Sipas tij, disa herë përgjatë viteve, qeveritë e kanë zgjatur afatin e pajisjes me tokë, por pa qenë në gjendje ta përmbyllin asnjëherë atë.Pra, në këtë afat 6 mujor, duhet që thjesht të zënë radhën pranë Bashkive për hallkën tjetër, që është pajisja me Aktin e Marrjes të Tokës në Pronësi.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *