Katër universitete nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit me KASH

Katër universitete private dhe publike në vend do të japin kontributin e tyre akademik në funksion të rimëkëmbjes së ekonomisë, pas pasojave të lëna nga infeksioni COVID-19, duke u përqendruar kryesisht në zinxhirin ushqimor. Universitetet kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar.

Për Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar është i domosdoshëm kontributi i universiteteve për të vënë në jetë paketën ekonomike financiare që synon të mbështesë subjektet prodhuese dhe hallkat kryesore të zinxhirit ushqimor.

Kësaj iniciative i janë bashkuar edhe shoqatat e biznesit si Unioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë si dhe “Biznes Albania”, të cilat e cilësojnë si tejet të rëndësishme transferimin e dijeve tek biznesi.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *