Universiteti ‘Luarasi’ memorandum bashkëpunimi me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar

Universiteti ‘Luarasi’ së bashku me tre universitete të tjera në vendin tonë kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar.

Ky memorandum bashkëpunimi sipas kreut të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj ka për qëllim angazhimin e studentëve të këtyre universiteteve në zonat rurale të vendit aty ku sektori i bujqësisë ka më shumë nevojë për ta.

“Ne duam ndihmën e studentëve në zonat rurale sepse janë 2500 fshatra që punojnë dhe ne kemi menduar që të gjithë këta kanë nevojë për mëndjen e studentit kanë nevojë për teknologjinë kanë nevojë edhe për diçka që nuk e kanë bërë deri më sot dixhitalizimin e sektorit të bindim politikanët që ne atshmë jemi në unisosn nuk dëmtojmë ekonominë.”

Për rektorin e universitetiti Luarasi prof.dr Ethem Ruka bashkëpunime të tilla në fushën e Bujqësisë kërkojnë edhe përmirësimin e legjislacionit për ti dhënë më shumë frymëmarrje këtij sektori. Sipas tij studentët e Universitetiti ‘Luarasi’ do të jenë të gatshëm për të rritur kontributin e tyre.

“Universiteti Luarasi mund të kontribuojë fuqimisht në këtë projekt në të gjitha fushat sië është fusha në këshillimin juridik. Janë një sërë ligjesh në fushën e bujqësisë të cilat kanë nene dhe nuk përkojnë me situatën janë një sërë ligjesh që duhet të rishikohen dhe amendohen ndoshta ka ardhur koha që të krijohen shumë ligje të tjera të cilat i krijojnë më shumë frymarrje agrobiznesit. “Luarasi” universitet lider ka mundësi t’i jap një ndihmesë të madhe.”

Në mbështetje të studentëve për këtë memorandum bashkëpunimi ishte edhe Presidenti i biznesAlbania Luan Bregasi.

“Transferimi i dijeve tek biznesi është shumë i rëndësishëm tek ne, sepse biznesi e nis një punë pa ditur se ku do shkoj kështu që bashkëpunimi me botën akademike për shërbime tregjesh dhe referenca juridike në fushën e ekonomisë do ta bënte më eficent biznesin dhe më rezultativ që t’i shërbejë ekonomisë dhe biznesit.”

Objekti i nënshkrimit të marrveshjes është forcimi i bashkëpunimit midis KASH dhe 4 universiteteve për aktivitete të përbashkëta në zhvillimin e Bujqësisë dhe mjedisit, nisur nga hartimi dhe zbatimi i masave të propozuara nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.


Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *