Propozim për një paketë masash në ndihmë të subjekteve në rrisk falimentimi, që punojnë në disa hallka të zinxhirit të prodhimit vendas të produkteve ushqimore.

Sektori i bujqësise, blegtorisë, peshkimit, qendrave të grumbullimit, subjektet e agropërpunimit dhe agrobiznesi, janë disa hallka shumë të rëndësishme të prodhimit vendas, në zinxhirin e furnizimit të popullit me ushqime. Fermerët, blegtorët, peshkatarët, subjektet e qëndrave të grumbullimit, të agropërpunimit dhe agrobiznesit, aktualisht janë duke punuar e përballuar me veshtiresitë në dy fronte. Atë në luftë për të mbrojtur jetën nga infeksioni me Covid 19 dhe ne frontin e vështirë të punës për të garantuar ushqimin e popullates sot dhe ne te ardhmen, per dite te mira e te veshtira qe po na presin.

Fermeret qe kane investuar dhjetra million euro ne serra dhe po vjelin Luleshtrydhe dhe Kastarvec. Blegtoret qe duhet te shesin qengjat dhe kecat. Peshkataret, qe po rrisin peshk ne
ambiente te mbrojtura ne kosha, te cilet duhet te vjelin prodhimin e peshkut te gatshem per treg dhe te hedhin rasatin per te prodhuar per periudhen ne vijim. Jane aktualisht disa nga grupimet ne rrisk per te falimentuar. Keto grupime kane prodhimet te mbara kete sezon, por edhe ate pak sasi prodhimi qe po e
shesin, çmimet e grumbullimit jane ndjeshem nen kosto dhe 2-3 here me pak se viti kaluar. Per eksportin e tyre po perballen me veshtiresite e shkaktuar nga Covid 19. Keto grupimet ne rrisk, prodhimet qe cituam ose duhet ti vjelin dhe ti shesin brenda nje kohe, e cila per arsye objektive eshte e limituar, ose ne te kundert, ata jane te detyruar ti asgjesojne prodhimet e tyre.

Gjithashtu qndrat e grumbullimit, depot frigoriferike, subjektet e agroperpunimit dheagrobiznesit eshte e njohur se kane veshtiresine dhe anomaline e krijuar ne procesin e rimbursimit te TVSH. Ketyre subjekteve ju rimbursohet me 6 % per produktet qe blejne nga fermeret dhe duhet te paguajne ne buxhet 20 % kur ti shesin ato mbas perpunimit. Keto hallka te rendesishme te zinxhirit te prodhimit ushqimor aktualisht kane mungese financimi, mbasi ishin te pa pergatitur per kete situate. Ata nuk mund ta perballojne volumin e grumbullimit te prodhimit te fermereve, blegtoreve, peshkatarve, te agroperpunuesve dhe agrobiznesit, qe aktualisht jane ne rrisk falimentimi, as ne kushte normale, as ne pikun e vjeljes se tije. Ato nuk po i shfrytezojne te gjitha kapacitet depozituese qe kane ne pronesi dhe ne perdorim, sepse nuk kane financa te mjaftueshme, per te bler dhe ruajtur lendet e para dhe krijuar nje stok te mundshem, per tu perpunuar e shitur ne nje periudhe te mevonshme. Grupimi prodhuesve te siper cituar ne rrisk falimentimi, nuk kane kushte per t’i ruajtur dhe depozitojne per nje kohe te gjatë prodhimin e tyre edhe per shkak te cmimit te lart te blerjes se energjise elektrike qe paguhet nga depot frigoriferike.

1.Pasojat qe priten te perballemi se shpejti do te jene:

– Mungesa te ketyre produkteve ne treg dhe rritje te cmimeve per konsumatoret.

– Mijëra vende pune te humbura.

– Buxhetit do t’i mungojnë te ardhuarat qe paguajne keto subjekte per taksat e tatimet,
sigurimet shoqerore dhe shendetsore. Do te paguajë pagen e papunesise dhe asistences
sociale.

– Bankat do te rrisin numrin e kredive te pakthyera etj.

Çfarë duhet dhe i sugjerohet grupit vendimmarres qe po menaxhon krizen:

1. Te mbështesë dhe trajtoje me te njejtin status si edhe bankat e nivelit te dyte institucionin e mikro kredise “FED Invest”. I cili krediton jo vetem per 70 mije fermere, por edhe shume subjekte te grumbullimit, agroperpunimit, agroturizmit dhe agrobiznesit.

2. Kredia sovrane qe ju eshte premtuar bankave te nivelit te dyte per te dhene kredi per
pagat, te perdoret ne kohen e duhur edhe per kreditimin e subjekteve te grumbullimit, agroperpunimit dhe agrobiznesit per te shmangur falimentin e tyre.

3. Agjensise se Zhvillimit Bujqesor Rural t’i alokohen pa humbur kohe fonde financiare per te subvencionuar grupimet ne rrisk falimenti dhe vecanerisht fermeret qe prodhojne perime ne serra.

Agim Rrapaj

Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *