Edhe bujqësia kërkon garanci sovrane! Rrapaj: Qeveria të na japë fonde që të vazhdojmë prodhimin.

Sektori i bujqësisë edhe pse vazhdon aktivitetin po përballet me vështirësi në prodhim, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Për këtë arsye Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj propozon që shteti të ndërmarrë një garanci sovrane edhe për bujqësinë, duke e mbështetur me fonde që të vijoj prodhimi.

Agrobiznesi kërkon nga qeveria që të hartojë një paketë mbështetëse për sektorin e bujqësisë pasi po operon në kushte tepër të vështira. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj thotë për Report TV se nga paketa aktuale fermerët nuk përfitojnë pasi ushtrojnë aktivitetin e tyre, por sipas tij duhet një garanci sovrane specifike për fermerët, pasi nga kredia me shtetin garant ata nuk përfitojnë. Me këtë propozim ata synojnë mbështetjen financiare për grumbulluesit dhe fermerëve që ata të vazhdojnë prodhimin.

“Të përfshijë garancinë sovrane që qeveria duhet të japë për produktet e këtyre fermerëve në mënyrë që këta të kenë mjete xhiroje për të blerë, ku qendrat e grumbullimit të kenë mjetet për ta blerë këtë produkt dhe të kenë një subvencion për ta ruajtur këtë produkt në mënyrë që ky produkt të mos humbas. Pra, dhe fermerët në të njëjtën kohë të kenë disa mjete xhiroje për të ricikluar prodhimin për të paguar farat e fidanët në këtë periudhë, ata që mbjellin misrin dhe fasulen, për të paguar fidanët që mbjellin produktet. Po u gropos ky produkt atëherë i gjithë zinxhiri fillon e falimenton, por kjo duhet bërë në kohën e duhur dhe koha e duhur është tani”.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *