BioBes, pjesë e panairit BIOFACH në Nürnberg (Gjermani), panairi më i madh i produkteve organike

BioBes ishte pjesëmarrëse në panairin që u mbajt në Nurnberg, në Gjermani, në një ndër panairet më të njohur për produktet organike. Pjesëmarrja në këtë panair bashkoi njerëz që ndajnë pasione të përbashkëta, duke krijuar mundësi në shkëmbimin e kontakteve dhe pikëpamjeve. Panairi i ka fillesat e tij që në vitin 1990.

BioBes është gjithnjë në ndjekje të eventeve e trendeve të fundit në industrinë e agrikulturës. Të qënurit një produkt organik është më shumë se një certifikatë, organik do të thotë kualitet dhe përgjegjësi ndaj përdorimit të burimeve të natyrës.

Ata operojnë  në fushën e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të bimëve aromatike dhe mjekësore. Kjo kompani është krijuar si një vijimësi e një biznesi të vogël familjar që prindërit e z. Besnik Koçi kanë menaxhuar prej vitit 1992.

Kompania bashkëpunon ngushtë me ferma të vogla familjare në zonat rurale që kanë traditë në kultivimin dhe mbledhjen spontane të bimëve aromatike dhe mjekësore. BioBes ka një portofol me më shumë se 100 produkte që vijnë nga flora spontane dhe nga kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore të Shqipërisë. Prodhimi organik është në fokusin e kompanisë dhe BMA-të organike zënë një pjesë të rëndësishme të spektrit të gjerë të produkteve. Pjesa më e madhe e bimëve aromatike dhe mjekësore janë të çertifikuara sipas Standartit Organik Europian dhe Standartit të SHBA-ve, NOP. Për më tepër, kompania ka një qasje pozitive të veçantë ndaj mbrojtjes së mjedisit. BioBes dhe partnerët e saj aplikojnë praktika miqësore me mjedisin dhe shfrytëzojnë në mënyrë të qendrueshme florën spontane të bimëve aromatike dhe mjekësore.

Ata kanë investuar në linja tharjeje dhe përpunimi që ruajnë cilësinë e bimëve aromatike dhe përpunojnë produktin sipas kërkesës së klientëve. Falë përpunimit, nuk eskportojnë vetëm lëndë të parë, por edhe produkte finale për konsum.

Në vitin 2014, z. Besnik Koçi krijon kompaninë BioBes sh.p.k. mbi bazën e fermës familjare që menaxhonte.

Në intervistën që ai dha për gazetën “Agrobiznesi” theksoi rezultatet pozitive të panairit dhe foli mbi vizionin e tyre për rritjen e cilësisë dhe  potencialit për eksport.

1. Cilat ishin produktet me të cilat ju u prezantuat në panair dhe si rezultoi?

Produktet me të cilat u prezantuam në panair janë ato të cilat bëjnë pjesë në listën tonë të certifikimit. Ndër to mund të përmendim lulen e cianit, gjethen e urthit, lulen e kalendoles, sherebelën, timusin, hithrën etj.

Ky panair zgjati katër ditë dhe rezultoi mjaft i susksesshëm për ne. Vendi ynë në sektorin BMA njihet si një vend që prodhon me cilësi dhe sasi të konsiderueshme. Në këtë panair ne lidhëm kontrata të reja dhe vazhdojmë bisedimet për produktet e sezonit. Madje për sezonin e ri që fillon në maj presim vizitorët e rinj së sajë të kontakteve të krijuara në këtë panair.

2. Cilat produkte tërhiqen më shumë nga tregu i huaj?

Mund të themi që tërhiqen të gjitha produktet me cilësi dhe standart.  Klima e vendit tonë dhe tradita e krijuar, mundëson që produktet shqiptare të jenë cilësore dhe të kërkuara. Tendeca e kompanive serioze jane per produkte te certifikuara organike.  Shqiperia ka avantazh në kultivimin dhe tregtimin e produkteve te certifikuara organike prodhimi i të cilave kërkon forcë punëtore më të madhe në kutlivim dhe në vjelje, gjithashtu kushte te caktuara klimaterike.Ne arrijmë të prodhojmë produkte me standart të lartë cilësie por akoma në Shqiperi potencicali per kultivimin e bimëve organike nuk është shfrytëzuar.

Të qënurit një produkt organik është më shumë se një certifikatë, organik do të thotë kualitet dhe përgjegjësi ndaj përdorimit të burimeve të natyrës.

3. Si paraqitet potenciali juaj në eksport dhe cili është vizioni juaj në përmirësimin e cilësisë?

Për vitin 2019 ne arritëm që të bëjmë 1.5 milion Euro xhiro eksporti. Ne eksportojmë kryesisht në Gjermani, Austri, Izrael, Hungari dhe Greqi. Në sektorin BMA falë klimës dhe përvojës sonë arrijmë të kemi një produkt të mirë para vjeljes së produktit. 

Në vitin 2019, ne arritëm të çertifikojmë produktet edhe sipas Standartit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë vit investuam në linja dhe paisje për prodhimin e vajrave esencialë.

Sigurisht që një rol shumë të rëndësishëm luan ruajtja e produktit pas vjeljes, proçesi i tharjes i cili më parë ka qënë problematik. Problematika më e madhe që kanë të gjitha kompanitë është proçesi i tharjes që bëhet nga fermerët/vjelësit. Si rezultat ne si eksportues nuk marrim cilësinë e duhur dhe  tharja nuk është uniforme. Fakti që bimët nuk thahen siç duhen ndikon tek çmimi që i paguhet fermerit/vjelësit por dhe cmimi dhe të ardhurat qe ne i eksportues sigurojmë nga shitja. Pra, praktikat e pasvjeles janë një faktor kyc që ndikon në performancën, vlerën e produktit që eksportohet nga Shqipëria.

Për të përmirësuar këtë situatë, RisiAlbania,  një  projekt që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC na mbështeti për të provuar modelin e tharrjes së qendërzuar. Në këtë model tharrja nuk bëhet nga fermerët por ata i dorëzojne të njoma pranë grumbulluesit rajonal dhe grumbulluesi bën tharrjen. Falë këtij modeli që provuam ne bashkëpunim me grumbulluesin tonë rajonal në zonën e Tepelenes kemi arritur rezultate te larta pasi tashmë arrijmë të kemi cilësi të parë, tharje uniforme, më shumë sasi dhe klientët tanë jashtë vendit janë të kënaqur për cilësinë. Gjithashshtu fermerët tanë sigurojnë më shumë të ardhura pasi malli i tyre është vlerësuar për cilësi të parë dhe ata nuk shpenzojnë kohë per t’i tharë por mund të mbledhin më tepër apo të angazhohen më shumë në kultivime. Kemi konstatuar që dhe eksportues të tjerë  të cilët janë furnizuar nga i njëjti grumbullues rajonal dhe janë të kënaqur me cilësinë.

Perfundimisht ky është  modeli shumë i sukesshem i cili na garanton më shumë cilësi, më shumë të ardhura për fermerët, per grumbulluesit, por ne si eksportues na jep mundesinë për të lidhur kontrata duke garantuar cilësi dhe sasi për klientët tanë. Kompania BioBes vazhdon të shtrijë modelin dhe në zona të tjera si Elbasan, Lushnjë etj.

Ne bashkëpunojmë me 400 familje për grumbullimin e këtyre bimëve, ku 18 familje kanë kontratë me BioBes.

4. Si ka vijuar bashkëpunimi me Risi Albanian?

Me RisiAlbania kemi nisur bashkëpunimin që prej vitit 2018. Falë këtij bashkëpunimi kompania jonë përmirësoi modelin në tre drejtime kryesore:

  1. Në realizimin e modelit të tharjes, pra ofrimit falas të shërbimit të tharjes së bimëve medicinale. Pra, investuam pranë fermerëve tanë per t’i shtuar vlerë produktit.
  2. Stimulimin më tepër të kultivimeve dhe kalimin nga mbledhja e bimëve spontane në më shumë kultivime. Kjo duke ofruar kontrata për blerjen e produktit, këshillim agornomik për kultivimin organik gjatë gjithë vitit, ndërgjegjësimin për ndjekjen e praktikave të mira në mbledhjen e bimëve spontane dhe në ofirmin e inputeve per fermerët per t’i nxitur në kultivimin e bimëve medicinale. Kujtojmë këtu që kultivimi i  bimëve medicinale është një potencial i madh, kjo pasi rreth 60% e tokës bujqësore është e pambjellë. Tokat që nuk janë mbjellë  pën një kohë shumë të gjatë parqesin një mundësi për të bërë të mundur certifikimin organik shumë shpejt. Gjithashtu, trendi botëror është për më shumë produkte organike dhe kjo kërkesë është në rritje.
  3. Në përqasjen e re të quajtur Klaster. BioBes mori inicativë  për të themeluar një klaster në zonën e Tepelenës. Ky klaster përbëhet nga fermerë, mbledhës të bimëve spontane, ekpertë të fushës, grumbullues rajonal, eskportues, pushteti lokal etj. Qëllimi, si fillim, të jetë një platformë komunikimi  transparente për të gjitha problematikat në fushën e bimëve medicinale në këtë zonë. Falë këtij bashkëpunimi Bashkia Tepelenë ka permirësuar përqasjen duke ofruar më shumë mbështetje për këtë sektor duke ofruar toka me qera për kultivimin e bimëve dhe gjithashtu ka vënë në dispozicion një syre ku bëhen takime të shpeshta. Ky kanali i ri komunikimi ka ndihmuar për të ndërgjegjësuar shumë mbledhës të bimëve spontane për të filluar kultivimet dhe për ndjekjen e praktikave të mira në mbledhjen spontane. Për të gjitha këto aktivitete RisiAlbania na ka mbështetur financiarisht por ajo që është më e rendësishmja të provojmë një model të ri. Pas mbështetjes së dhënë nga RisiAlbania, kompania po zgjeron bashkëpunimet dhe në zona të tjera. Pa ketë ndihmë, kompania nuk do kishte sigurinë për të vazhduar investimet sa më pranë fermerëve.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *