Trendi i ri, kalimi nga bujqȅsia tradicionale nȅ agrobiznes dinamik

Certifikimi Global G.A.P ȅshtȅ ҁelsi pȅr njȅ prodhim cilȅsor dhe pȅr rritjen e tȅ ardhurave tȅ prodhuesve.  Nȅ sajȅ tȅ certifikimit vendi ynȅ ka nisur tȅ eksportojȅ nȅ tregjet me vlerȅ tȅ lartȅ. Nȅse njȅ eksportues kȅrkon qȅ tȅ jetȅ i qȅndrueshȅm nȅ treg dhe tȅ rrisȅ sigurinȅ apo marzhet e fitimit duhet tȅ fillojȅ tȅ fillojȅ tȅ siguroj produktet e certifikuara me GlobalG.A.P dhe tȅ ndȅrtojȅ strategji tȅ qartȅ eksporti pȅr tȅ hyrȅ nȅ tregje me vlerȅ tȅ lartȅ ( furniturȅ tȅ  rrjeteve tȅ supermarketeve tȅ mȅdha si nȅ Austri , Gjermani, Zvicra, Belgjikȅ etj). Hyrja nȅ kȅto tregje do tȅ garantonte mȅ shumȅ qȅndrueshmȅri, kontrata tȅ rregullta, partnerȅ solid dhe mȅ shumȅ tȅ ardhura pȅr gjithȅ zinxhirin e vlerȅs qȅ nga fermerȅt, konsoliduesit, eksportuesit, ofruesit e shȅrbimeve tȅ teknologjive nȅ agrobiznes etj. Tȅ ardhurat janȅ njȅ faktor i rȅndȅsishȅm motivues edhe pȅr tȅ rinjtȅ tȅ cilȅt shohin si mundȅsi biznesi tȅ punojnȅ apo investojnȅ nȅ fushȅn e agrobiznesit. Çertifikimi nȅ grup i fermerȅve, bashkimi nȅ kooperativa ȅshtȅ njȅ mȅnyrȅ qȅ u siguron fermerȅvȅ pȅrfitime nȅ kosto dhe qȅndrueshmȅri krahasuar me atȅ individual. RisiAlbania, projekti i mbȅshtetur nga Agjencia Zvicerane pȅr Zhvillim dhe Bashkȅpunim, SDC dhe qȅ zbatohet nga Helvetas, ka mbȅshtetur promovimin e certifikimit GlobalG.A.P nȅ grup pȅr herȅ tȅ parȅ nȅ Shqipȅri,  gjithashtu ka ndihmuar eksportues pȅr tȅ filluar modelin e ri certifikimin nȅ grup me fermerȅt qȅ bashkȅpunojnȅ. Nȅ njȅ intervistȅ pȅr gazetȅn “Agrobiznesi”, Gramos Osmani, menaxher Ndȅrhyrjesh nȅ agrobiznes pȅr Risi Albanian, na flet mȅ tepȅr pȅr eksportet e fruta – perimeve, certifikimin Global G.A.P, avantazhet, kriteret qȅ duhet tȅ plotȅsojnȅ prodhuesit dhe sesi mund tȅ hyjnȅ nȅ tregje me vlerȅ tȅ lartȅ. Ai thekson se nȅ sajȅ tȅ certifikimit eksportues si “Tomato Al”, “Doni Fruits” kanȅ arritur tȅ lidhin kontrata me furnitorȅ tȅ rȅndȅsishȅm nȅ Europȅ duke sjellȅ rritje tȅ fitimeve tȅ tyre dhe kontrata tȅ lidhura pȅr bashkȅpunim afatgjatȅ.

 Ku janȅ tȅ pȅrqȅndruar  eksportet e  frutave dhe perimeve shqiptare?

Eksporti i frutave dhe perimeve ȅshtȅ njȅ sektor me rȅndȅsi strategjike pȅr  eksportet shqiptare, pasi zȅ njȅ peshȅ tȅ konsiderueshme. Gjatȅ 2018 totali i eksporteve tȅ fruta perimeve tȅ freskȅta sipas statistikave publikuar nga INSTAT arriti nȅ rreth 77 milion Euro. 

Eksporti i perimeve tȅ freskȅta pȅr vitin 2018 ka arritur njȅ vlerȅ prej 58,3 milion euro. Eksportet e perimeve janȅ tȅ pȅrqȅndruara sipas vȅndeve ne grafikun e mȅposhtȅm. Nȅse marrim nȅ analizȅ kȅtȅ sektor, rreth 70% tȅ vlerȅs sȅ eksporteve tȅ perimeve ȅshtȅ e pȅrqȅndruar nȅ Serbi – Kosovȅ nȅ vlerȅn 36,6%, Rumania me 10%, Mali i Zi me 7,8%, Bosnja – Herzegovina  me 7% dhe Maqedonia e Veriut 6.8%.

Kȅto gjashtȅ vende pȅrbȅjnȅ peshȅn mȅ tȅ madhe tȅ eksporteve shqiptare. Nȅ Serbi dhe Kosovȅ ku shesim mȅ shumȅ aktualisht, produktet qȅ zȅnȅ 90% tȅ eksportit janȅ : domatja me 70%, trangulli 18% dhe speci 12%. Totali i eksportit pȅr domaten po nȅ tȅ njȅjtin vit ka arritur nȅ vlerȅn e 32.02 milion euro , vlerȅ e cila ȅshtȅ gjeneruar nga eksporti i 31 448 ton domate.  Çmimi mesatar i domates pȅr vitin 2018 nga Shqipȅria drejt tȅ gjitha vȅndeve ku kemi eksportuar  ka qȅnȅ nȅ vlerȅn 0,5 euro/kg. Ndȅrkohȅ cmimi mesatar i eksportit drejt vȅndeve/tregjeve me vlerȅ tȅ lartȅ si Austria, Gjermania ku disa prej eksportuesve kanȅ filluar tȅ eksportojnȅ produkte tȅ certifikuar me GlobalG.A.P ka qȅnȅ 0.8 Euro /kg apo 60% mȅ tepȅr se çmimi mesatar i eksportuar (burimi: www.trademap.org). Nȅse do tȅ arrinim si vȅnd tȅ eksportonim drejt kȅtyre tregjeve tȅ gjithȅ sasinȅ e domateve kjo do tȅ na gjeneronte rreth 9.4 milion Euro (bruto) mȅ tepȅr vetȅm pȅr domaten. Tregjet me vlerȅ tȅ lartȅ, apo furnitorȅ tȅ rrjeteve tȅ supermarketeve nȅ Europe paraqesin interes si partner solid dhe afat gjatȅ. Eksportuesit tȅ cilȅt kanȅ arritur tȅ depertojnȅ nȅ kȅto tregje kanȅ arritur tȅ sigurojnȅ kontrata sidomos pȅr varietete specifike si psh. domate cherry (domate qershi) tȅ cilat mund tȅ prodhohen nȅ kushtet e serave. Potenciali i vendit tonȅ ȅshtȅ tȅ konkurrojmȅ me prodhimet e hershme nȅ sera me  variete tȅ cilat  mund ti prodhojmȅ me cilȅsi falȅ kushteve klimaterike dhe tokȅs bujqȅsore dhe jo me variete tȅ cilat mund tȅ prodhohen nȅ fushȅ tȅ hapur pothuajse nȅ tȅ njȅjtȅn kohe me prodhimet e serave falȅ ndryshimeve klimaterike. 

Çfarȅ mund tȅ themi pȅr certifikimin Global G.A.P?

Gjatȅ vitin 2018 Shqipȅria ka filluar qȅ tȅ eksportojȅ edhe nȅ tregjet me vlerȅ tȅ lartȅ si Gjermania, Austria etj, falȅ certifikimit ne grup me Global G.A.P tȅ fermerve. Sic e pȅrmenda mȅ sipȅr çmimi mesatar i domates nȅ kȅto tregje pȅr vitin 2018 ka qȅnȅ 0.8 euro apo 60% mȅ i lartȅ se mesatarja e çmimit tȅ eksportuar nga Shqipȅria. Ky ȅshtȅ njȅ indikator qȅ na jep njȅ mesazh tȅ qartȅ tȅ potencialit qȅ ka vendi ynȅ pȅr tȅ shitur me ҁmim dhe marzhe fitimi mȅ tȅ larta. Pȅr tȅ kuptuar mȅ qartȅ sesi mund tȅ hyjmȅ nȅ tregje me vlerȅ tȅ lartȅ pȅrmendim rastet e suksesit nȅ vendin tonȅ, eksportues si Doni Fruits dhe Tomato AL tȅ cilȅt kanȅ filluar pȅr herȅ tȅ parȅ tȅ hyjnȅ nȅ tregje tȅ reja apo kompani qȅ furnizojnȅ rrjete supermarketesh nȅ Europȅ.  Kȅta eksportues kanȅ filluar proҁesin e certifikimit Global G.A.P nȅ grup, si kȅrkesȅn kryesore qȅ kanȅ kȅto kompani. Kjo certifikatȅ Global G.A.P, e cila ȅshtȅ dhȅnȅ nga trupa tȅ huaj certifikimi, ȅshtȅ realizuar falȅ modelit tȅ ri tȅ bashkȅpunimit midis eksportuesit dhe fermerȅve. Ata i kanȅ ofruar grupeve tȅ fermerȅve trajnim dhe asistencȅ falas me stafin e tyre apo me konsulentȅ tȅ jashtȅm pȅr tȅ bȅrȅ tȅ mundur certifikimin nȅ grup tȅ prodhuesve. Kostot e certifikimit i ka paguar vetȅ eksportuesi. Falȅ kȅtij modeli tȅ ri, ata kanȅ arritur tȅ lidhin kontrata me furnitor tȅ rrjeteve tȅ fuqishme tȅsupermarketeve si Lidl, Aldi etj nȅ Austri, Kroaci, Serbi dhe mȅ gjerȅ. Kȅta eksportues janȅ duke lidhur kontrata edhe me fermerȅ tȅ cilȅt janȅ pjesȅ e grupit tȅ certifikuar, pȅr tȅ prodhuar sasinȅ dhe varietetet qȅ kȅrkohen nga kȅto tregje me vlerȅ tȅ lartȅ.

Ku bazohet certifikimi Global G.A.P?

Global G.A.P standart i krijuar nga rrjetet e supermarketeve nȅ Europȅ,
ȅshtȅ krijuar si mundȅsi pȅr supermaketet pȅr tȅ ofruar njȅ vlerȅ tȅ shtuar tȅ produkteve tȅ freskȅta dhe pȅr t’u diferencuar nga konkurrentet e tyre. Ky certifikim i cili u themelua ne Gjermani nȅ vitin 1998 ȅshtȅ i fokusuar pȅr certifikimin dhe implementimin e standarteve pȅr njȅsitȅ prodhuese nȅ tre shtylla kryesore si mȅ poshtȅ:

  1. Siguria e produktit – niveli i mbetjeve brenda normave tȅ lejuara, analiza e tokȅs apo ujit, kushtet higjeno – sanitare, gjurmueshmȅria, etj.
  2. Kushtet e duhura tȅ punȅs – mbrojtja e shȅndetit tȅ punonjȅsve,, infrastruktura e nevojshme pȅr kushte normale pune dhe praktikat pȅr mosrrezikimin e jetȅs sȅ punonjȅsve.
  3. Mbrojtja e mjedisit – praktikat e mira gjatȅ prodhimit pȅr mosndotjen dhe kujdesin ndaj ambjentit, trajtimi i mbetjeve, rotacioni i kultivimit tȅ tokȅs, etj..

Certifikimi GlobalG.A.P pȅr njȅsitȅ prodhuese nȅ Shqipȅri ka filluar tȅ njihet dhe tȅ implementohet nga me shumȅ fermerȅ falȅ mbȅshtetjes qȅ po marrin nga Eksportuesit me modelin e certifikimit nȅ grup. Po tȅ bȅjmȅ njȅ krahasim kemi nje dhjetȅfishim tȅ sipȅrfaqes sȅ fermave tȅ certifikuara nga Global G.A.P. krahasuar me vitin 2018.

A ka qȅnȅ viti  2019, njȅ vit i vȅshtirȅ pȅr fermerȅt?

Ky vit ishte njȅ vit i vȅshtirȅ pȅr shumȅ fermerȅ tȅ cilȅt kishin prodhuar domaten nȅ sera. Çmimi i domateve nga fermerȅt arriti nȅ vlera shumȅ tȅ ulȅta, deri nȅ 10-15 lekȅ pȅr kg. Faktorȅt qȅ ndikuan nȅ uljen e ҁmimit janȅ tȅ shumtȅ ku mund tȅ pȅrmendim:

  1. Prodhimi nȅ sasi tȅ mȅdha
  2. Luhatjet e tregjeve.Tȅ mos harrojmȅ konkurrojmȅ me vȅnde si Turqia, Markou, Spanja, Italia, Greqia tȅ cilat janȅ shumȅ mȅ te zhvilluar nȅ Agrobiznes.
  3. Ndryshimet klimaterike. Duke qenȅ njȅ vit shumȅ i ngrohte, verȅ e zgjatur dhe  kjo bȅri qȅ vendet ku ne eksportojmȅ(Serbia, Kosova kanȅ arritur tȅ prodhjnȅ nȅ fushȅ tȅ hapur  dhe tȅ dalin nȅ treg pothuajse nȅ kohȅn kur Shqipȅria doli nȅ eksport me  prodhimet  nȅ sera. Kostoja e prodhimit nȅ fushȅ tȅ domates ȅshtȅ shumȅ herȅ mȅ e vogȅl sesa nȅ sera. Pȅr njȅ fermer qȅ prodhon nȅ fushȅ cmimi i shitjes 20 lekȅ/Kg ȅshtȅ njȅ çmim i leverdishȅm por jo pȅr fermerin i cili i prodhon nȅ kushte sere.

Nȅ sera mund tȅ prodhohen varietete me cilȅsi tȅ cilat nuk mund tȅ prodhohen nȅ janȅ nȅ fushȅ tȅ hapur. Çmimi i varietetetve tȅ tjera tȅ domates, psh domatja qershi, nga diskutimet me eksportues ka qȅnȅ nȅ cmim shitje nga fermerȅt mbi 100 lekȅ/kg dhe nuk ka pasur shumȅ luhatje krahasuar me çmimin e varieteteve tȅ tjera tȅ domateve tȅ prodhuara nȅ sera dhe tȅ ngjashme me varietetet tȅ cilat prodhohen nȅ fushȅ tȅ hapur. . Ky varietet kȅrkohet mȅ shumȅ nȅ tregjet me vlerȅ tȅ lartȅ si Gjermania, Austria, Zvicra dhe Italia, kryesisht nga restorantet. Nȅ kohȅn kur nȅ vendin tonȅ nȅpȅr media qarkullonin lajmet mbi protestat e fermerȅve pȅr ҁmimin e ulȅt tȅ domates, nȅ Gjermani pȅr varietete tȅ ndryshme, ҁmimi i domates  sȅ eksportuar varionte nga 1.1 euro deri nȅ 3 euro, pȅr kilogram. Mȅ poshtȅ njȅ infomacion mbi cmimet e ekportit ne Gjermani:

Cilat janȅ disa nga kriteret pȅr tȅ hyrȅ nȅ tregjet me vlerȅ tȅ lartȅ?

Tȅ hysh nȅ kȅto tregje nuk ȅshtȅ e lehtȅ. Njȅ nga kȅrkesat bazȅ ȅshtȅ certifikimi Global G.A.P. , cilȅsia e produkteve, sasia e duhur e prodhimit, paketimi, marketingu dhe strategjitȅ pȅr eksporte. Nȅse njȅ eksportues kȅrkon qȅ tȅ jetȅ i qȅndrueshȅm nȅ treg dhe tȅ rrisȅ sigurinȅ apo marzhet e fitimit duhet tȅ fillojȅ me  zbatimin e kȅrkesave tȅ ketyre trgjeve nȅse e kanȅ mundȅsi ta realizojnȅ me punonjȅsit e tyre apo tȅpunȅsojnȅ specialist tȅ fushave pȅrkatȅse, tȅ kontraktojnȅ kompani qȅ ofrojnȅ shȅrbime tȅ tilla si: menaxhim eksportesh, market research, digital marketing, etj sesi mund tȅ hyjȅ nȅ tregjet e reja me vlerȅ tȅ lartȅ. Njȅ nga pikat kyҁe tȅ suksesit ȅshtȅ bashkȅpunimi me fermerȅt pasi ajo ȅshtȅ baza pȅr tȅ pasur product cilȅsor, garanci ushqimore, vazhdimȅsi furnizimi. Eksportuesit nuk duhet tȅ presin qȅ fermerȅt  tȅ jenȅ tȅ sukseshȅm por tȅ ndȅrmarrin hapa konkret pȅt ti asistuarpȅr tȅ qȅnȅ tȅ suksesshȅm nȅ implementimin e kȅrkesave dhe certifikimin Global G.A.P. , nȅ arritjen e cilȅsisȅ sȅ duhur dhe orientimin e tyre rreth varieteteve qȅ kȅrkojnȅ tregjet me vlerȅ tȅ lartȅ. Kȅto tregje kȅrkojnȅ paketime tȅ posaçshme, pasi produkti final shitet nȅ supermarket dhe konsumatori duhet tȅ marrȅ njȅ produkt tȅ standartizuar nȅ peshȅ dhe cilȅsi.

A kanȅ sjellȅ strategjitȅ e reja tȅ eskportit rritjen e numrit tȅ punonjȅsve?

Po, kjo ka sjellȅ rritjen e numrit e tȅ punȅsuarve. Shumȅ eksportues kanȅ filluar tȅ punȅsojnȅ mȅ shumȅ njerȅz pȅr paketimin e produktit sipas standardeve tȅ kȅrkuara apo pȅrpunimin e produktit nȅ kohȅn e duhur. Nga ana tjetȅt eksportuesit tȅ inkurajuar nga nȅnshkrimi i marrȅveshjeve me blerȅsit e huaj, furnitorȅ te supermarketeve ,janȅ duke menduar pȅt tȅ bȅrȅ mȅ shumȅ investime pȅr dhomat ftohȅse, makineri paketimi apo selektimi, tȅ cilat garantojnȅ standardet e duhura nga tregjet me vlerȅ tȅ lartȅ. Ky vizion bȅn tȅ mundur qȅ jo vetȅm tȅ kemi diversifikim tregjesh, mȅ pak risqe nȅ eksportin e produkteve, rritjen e tȅ ardhurave pȅr fermerȅt dhe pȅr eksportuesit, por edhe mȅ shumȅ siguri pȅr fermerȅt pȅr atȅ qȅ prodhohet dhe sigurohet nȅ kontrata pȅr t’u shitur nȅ kȅto tregje. 

Siguria dhe tȅ ardhurat e fermerȅve janȅ shumȅ tȅ rȅndȅsishme, pasi njȅ dukuri qȅ konstatuam nga eksportuesit qȅ janȅ futur nȅ proҁesin e certifikimit Global G.A.P. ȅshtȅ qȅ ata i kanȅ paguar fermerȅt me 20% mȅ tepȅr, krahasuar me fermerȅt tȅ cilȅt nuk janȅ pjesȅ e grupit tȅ certifikimit. Pa motivimin financiar fermerȅt nuk do tȅ ishin tȅ nxitur pȅr tȅ plotȅsuar kȅrkesat e Global G.A.P. Tȅ ardhurat janȅ njȅ faktor i rȅndȅsishȅm motivues edhe pȅr tȅ rinjtȅ tȅ cilȅt shohin si mundȅsi biznesi tȅ punojnȅ apo investojnȅ nȅ fushȅn e agrobiznesit.

Mund tȅ themi se produktet mȅ cilȅsore eksportohen?

Shumȅ njerȅzve u ȅshtȅ krijuar ideja qȅ produketet mȅ cilȅsore janȅ ato qȅ eksportohen duke vȅnȅ nȅ dyshim cilȅsinȅ e produkteve vendase. Nȅ Shqipȅri produkte qȅ tregtohen nȅ marketet nuk janȅ tȅ certifikuara me standardin Global G.A.P., por disa supermarkete kanȅ shfaqur interes qȅ tȅ fillojnȅ tȅ tregtojnȅ nȅ dyqanet e tyre fruta – perime tȅ freskȅta, tȅ certifikuara, pȅr t’i dhȅnȅ njȅ siguri shtesȅ konsumatorit tȅ tyre. Tregtimi i produkteve tȅ certifikuara nȅ vend ȅshtȅ njȅ mundȅsi pȅr zȅvendȅsimin e produkteve tȅ importit qȅ vijnȅ nga Italia apo Greqia dhe tregȅtohen nga supemarketet, restorantete apo resorte turistike qȅ akomodojnȅ turistȅ tȅ huaj. Nȅse Shqipȅria do tȅ rrisȅ gjithmonȅ e mȅ tepȅr produktet e certifikuara kjo do tȅ ndihmojȅ nȅ pȅrmirȅsimin e imazhit tȅ vendit dhe Shqipȅria ka potencial pȅr tȅ qȅnȅ njȅ aktor i rȅndȅsishȅm me avantazhet klimatike dhe eksperiencȅn qȅ kanȅ prodhuesit tanȅ ndȅr vite. Ketu pȅr tu pȅrmendur qȅ falȅ mbȅshtetjes nga RisiAlbania dhe bashkȅpunimit me Ministrinȅ e Bujqȅsisȅ dhe Zhvillimit Rural u bȅ e mundur qȅ GlobalG.A.P(Food Plus) tȅ vi pȅr herȅ tȅ parȅ nȅ Shqipȅri ne eventin Stop tour. Tashmȅ dhe vetȅ GLobalG.A.P e promovon Shqipȅrinȅ si njȅ potencial i madh eksportuesi.(pȅr shumȅ informacion:  https://www.globalgap.org/uk_en/media-events/tour/tour-2019).

Kȅtyre iniciativave u vijnȅ nȅ ndihmȅ edhe programet mbȅshtetȅse, skema grantesh, subvencioni qȅ vihen nȅ dispozicion nga IPARD apo Skemat Kombȅtare, pȅr tȅ realizuar investimet e nevojshme nȅ infrastrukturȅ, nȅ teknologji dhe mekanizim, pȅr t’u bȅrȅ njȅ vend konkurues. Duhet tȅ kemi parasysh qȅ tregjet me vlerȅ tȅ lartȅ furnizohen nga vende si Spanja, Italia, Maroku apo Hollanda. Nȅ kȅto vende ȅshtȅ karakteristikȅ qȅ fermerȅt bashkȅpunojnȅ me njȅri -tjetrin nȅ kooperativa dhe janȅ tȅ certifikuar nȅ grup, kjo sjellȅ edhe ulje tȅ kostos sȅ certifikimit pȅr secilin. Fermat nȅ Spanjȅ kanȅ ngjashmȅri me ato nȅ Shqipȅri, pasi janȅ tȅ vogla nȅ sipȅrfaqe por janȅ tȅ bashkuara nȅ koopertiva. Edhe nȅ Shqipȅri, pikȅrisht nȅ Sarandȅ,  ka iniciativa pȅr certifikimin nȅ grup dhe nga koperativat ku fermerȅt kanȅ gjetur mbȅshtetjen e KASH

Ȅshtȅ pȅr t’u vlerȅsuar qȅ disa eksportues janȅ mȅ mȅndje hapur pȅr tȅ vlerȅsuar se certifikimi nȅ grup ka pȅrfitime nȅ kosto dhe qȅndrueshmȅri krahasuar me atȅ individual. Nȅ kȅtȅ dimension ka rȅndȅsi qȅ pȅrmes konsulencȅs private tȅ ofrohen shȅrbime pȅr tȅ ndihmuar eksportuesit apo kooperativat nȅ plotȅsimin e standardeve pȅr certifikimin nȅ grup. Nȅ ndihmȅ tȅ tyre tashmȅ vjen edhe platforma “Agroquality”( http://www.agroquality.al/), platforma informative zhvilluar nga “Albinspekt”. Nȅ kȅtȅ platfomȅ informative, ҁdokush qȅ ka interesin pȅr tȅ implementuar certifikimin Global G.A.P. mund tȅ marrȅ tȅ gjitha udhȅzimet e nevojshme qȅ duhen zbatuar pȅr tȅ qȅnȅ tȅ suksesshȅm.Nȅ mȅnyrȅ qȅ vertet Shqipȅria tȅ kalojȅ nga bujqȅsia tradicionale nȅ Agrobiznes dinamik ka nevojȅ pȅr bashkȅpunim midis aktorȅve , institucioneve financiare(banka dhe jo banka) pȅr tju pȅrgjigjur kȅtij zhvillimi me sherbime tȅ reja, investime nȅ teknologji dhe pȅrfshirjen e tȅ rrinisȅ si shtysȅ kryesore nȅ inovacion. Duhet qȅ shoqatat e agrobiznesi tȅ luajnȅ njȅ rol konkret nȅ ofrimin e njohurive, shȅrbimeve tȅ nevojshmȅ pȅr tȅ pȅrmirȅsuar aftȅsitȅ konkurruese tȅ kompanive shqiptare.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *