Kryetari i KASH, Rrapaj:“Ndryshimi i paketës fiskale solli konfuzion në bujqësi, të investohet në ujitje dhe të legalizohen tokat”.

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj e shesh si diçka të gabuar ndryshimin e menjëhershëm të paketës fiskale për bujqësinë. Në studion e “FaxNews”, ai deklaroi se një masë e tillë e marrë nga qeveria ndikoi negativisht në sektorin bujqësor për këtë vit që po lemë pas.

“Ndryshimi i menjëhershëm i paketës fiskale nuk është gjë e mirë. Pati një lajm të keq, rimbursimi i TVSH 6% për fermerët. Rezultoi një fenomen mjaft negativ. Nuk ishim të përgatitur. Para se të hiqej TVSH nga imputet, magazinat ishin të mbushura me këto produkte, që tashmë ishin me TVSH.

Kjo solli pasoja në blegtori, megjithëse qeveria u mundua të rimbursojë qumështin, por nuk funksionoi. U godit importi. Atyre nuk u interesonte më që të blinin tek fermerët që rimbursoheshin me 6%. Kjo paketë solli një konfuzion”, deklaroi Rrapaj.

Sipas tij, një gabim i tillë mund të korrigjohet, por do të duhet pak kohë. Kryetari i KASH e ndali theksin edhe tek skemat e rimbursimit në sektorin e bujqësisë. Ai tha se këto skema kanë dhënë një impakt pozitiv.

“Të korrigjosh një gabim është normale, por ky nuk është abim i vogël që mund të korrigjohet. Korrigjimi i 14% është e pamuindur me masa të tilla. Nuk mund të kesh rezultatet që pret. Është e domosdoshme që sistemet të funksionojnë si në të gjithë botën, të funksionojë rregullisht.

Kemi pasur dy skema kryesore: skema e IPARD me një ofertë të mirë financiare, ku faza e parë rezultoi e suksesshme. Është hapur thirrja e dytë dhe ka interes zona rurale për të investuar në fushën e bujqësisë. Dua të përmend edhe disa projekte të tjera: Risi Albania, ku ka ndihmuar ambasada e Zvicrës”, u shpreh Agim Rrapaj.

Ai renditi edhe disa nga problemet që duhet të marrin menjëherë zgjidhje me qëllim që bujqësia të marrë frymë gjatë 2020 dhe të ketë më shumë zhvillim.

“Një prolem është ujitja, kemi probleme në investime në ujitje. Kemi një potencial shumë të madh dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë me shtëpitë që po lënë, shumë fshatra po braktisen dhe janë asete të jashtëzakonshme. Emigrantët kanë ndërtuar shtëpi të mrekullueshme që mund të shërbejnë për agro-turizmin. Por ky potencial nuk po shfrytëzohet siç duhet, prandaj turizmi dhe agro-turizmi duhet të jenë frymëmarrja e zonave rurale.

Kemi shumë individë, shumë subjekte që nuk marrin asnjë mbështetje. Kemi shembuj pozitivë nga qeveria italiane ku të gjitha kreditë që ka dhënë në zonat rurale, i ka kthyer në grante. Nëse nuk do të certifikohet dhe legalizohet toka, nuk do të ketë mundësi që të përthithen fondet. As vetë individi nuk merr iniciativën në një tokë pa zot”, – deklaroi Agim Rrapaj.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *