Asistencë dhe konsulencë ndaj fermerëve në aplikimet për fondet IPARD

Risi Albania në bashkëpunim me A.R.S Legal & Financial Services po ofron mbështetje ndaj fermerëve në përgatitjen e gjithë dokumentacionit të nevojshën dhe plotësimin e të gjitha kritereve për përfitimin e fondeve.

Arbër Saliaj, ekpert financiar, në zyrën e konsulencës A.R.S. Legal & Financial Services  në një prononcim për gazetën “Agrobiznesi”  flet për punën që ata kanë bërë në mbështetje të fermerëve për hartimin e dosjeve me dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin për fondet IPARD. Në dallim nga zyrat e tjera të konsulencës ata realizojnë një ndjekje të proçesit deri në fund ku përmes tyre një kompani arrin të transformohet. A.R.S. asiston në ndjekjen e të gjitha proçedurave të nevojshme për plotësimin e kritereve për të përfituar.Mbështetja e Risi Albanias ka qënë një pikë e rëndësishme. Në sajë të tyre A.R.S. nisi të jetë më pranë agrobiznesit.

Cila është veprimtaria juaj?

Ne jemi një zyrë që ofrojmë konsulencë financiare, ligjore dhe shërbime administrimi për klientë vendas dhe ndërkombëtar.  Qëllimi ynë është të ndihmojmë klientët tanë në mënyrën më të mirë të mundshme për të arritur objektivat e tyre. A.R.S. Legal& Financial Services është themeluar në vitin 2014, ndërsa unë kam prej 15 vitesh që punoj si ekspert financiar në këtë fushë.  Kemi një staf prej 10 vetash me avokat dhe ekonomistë me eksperiencë.Së fundmi veprimtaria jonë është përqëndruar në fushën e agrobiznesit.

Si ka rezultuar konsulenca ndaj  fermerëve për hartimin e projekteve mbi fondet IPARD  dhe si ka qënë interesi i tyre?

Në lidhje me fondet IPARD ne kemi 10 fermerë që po i asistojmë. Kemi ndihmuar në përgatitjen e dosjes, për të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim. Konsulenca e ofruar prej nesh është një proçes i gjatë, pasi ne i asistojmë edhe pas marrjes së grantit.  Kemi ndihmuar fermerët edhe për marrjen e kredive nga bankat e nivelit të dytë, këtë e kemi realizuar edhe me ndihmën e BERZH si garantor. Ne si konsulentë, në dallim nga zyrat e tjera të konsulencës bëjmë një ndjekje të proçesit nga fillimi deri në fund. Një kompani kur drejtohet tek ne, arrin të transformohet, jo vetëm të zgjerohet por ndryshon në mënyrën e menaxhimit, implementimit, hartimit të marrëveshjeve apo futjen e kulturës ligjore në kompani.Fermerët duke u nisur nga eksperiencat e mëparshme ndoshta janë pak mosbesues  në lidhje me marrjen e granteve, por mënyra jonë si e parashtrojmë proçesin është që ata të kenë sukses të sigurt.

Si keni bashkëpunuar me Risi Albanian?

Risi Albania ka qënë pika kryesore e jona për t’u zgjeruar në fushën e agrobiznesit.  Duke qënë se një pjesë e konsiderueshme e punës është në terren, një pjesë e mirë e projektit është mbështetur nga Risi Albania. Me mbështetjen e tyre u bë e mundur fillimi i nje shërbimi të ri për zyrën tonë duke u përqëndruar në mbështetjen e agrobiznesit. Mbështetja në marketing  bëri të mundur që të njihemi ne mjaft zona rurale si te Lushnjes, Fierit, Beratit. Ne kuadër te projektit të IPARD ne rritëm stafin për të qënë më pranë këtij sektori
duke rritur takimet tona në terren. Risi Albania bëri te mundur krijimin e partneriteteve me zyrat lokale te kontabilitetit për të rritur numrin e klientëve qe kërkojnë konsulencë financiare.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *