Rrapaj:Bashkëpunimi midis grupeve të interesit dhe rëndësia e zërit të fermerëve në çdo problematikë

Fermerët e Korçës janë sfiduar nga një vendim i kryetarit të Bashkisë Korçë për të shitur produktet e tyre natën. A ështe ky vendim një luftë shpallur fermerëve apo një përpjekje për të rregulluar tregun apo pamjen e qytetit siç është deklaruar.  Çfarë po ndodh me fermerët tanë të cilët çdo vit kanë vështirësi në gjetjen e tregjeve dhe përballen me mjaft probleme të tjera? Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj i ftuar në Fax Neës ka folur rreth problemit të tregjeve për fermerët, për silicon mix apo skemat e subvencionit. Ai tha se duhet një bashkëpunim i të gjithë grupeve të interesit përpara marrjes së një vendimi dhe theksoi rëndësinë e zërit të fermerëve në çdo problematikë.

Çfarë mund të thoni për vendimin i kryetarit të Bashkisë Korçë për të shitur produktet gjatë natës?

Nuk dua ta trajtoj këtë çështje si rast të veçantë. Problemi i tregjeve në Shqipëri është një problem madhor, që ka kërkuar zgjidhje që prej vitit 2000 dhe nuk ka gjetur zgjidhje akoma. N.q.s. në vitet 2000 – 2005, me fonde të Bankës Botërore u bënë 5 tregje agoushqimore në 5 qëndra kryeore të vendit duke menduar që kjo do t’i jepe zgjidhje problemit, me largimin e këtij projekti në mbështetje të tregjeve ruarale ky problem mbeti përsëri akoma pa zgjidhje. Pushteti vendor nuk bëri atë që duhej në mënyrë që të zgjidheshin përfundimisht problemet si informaliteti, sekserët të cilët grumbullojnë produkte bujqësore dhe blegtorale me çmime sipas dëshirës së tyre, apo të viheshin në efiçencë dhe rregullat për sigurinë ushqimore. Mbetën në një proçes që nuk arriti të finalizohej. Sot na kanë dalë në skenë të njëjtat probleme që kemi pasur edhe më parë. Fermerët kanë të drejtën absolute për të shitur në një treg dhe ne këtu si KASH i kemi mbështetur fuqimisht. Bashkia ka të drejtë për të vendosur rregulla në treg, një treg pa rregulla nuk mund të funksionojë, por do t’i sugjeroja që përpara se të marri vendimet të bashkëpunojë me grupet e interesit, në mënyrë që të mos kalohet në këto ekstreme, si rasti në Korçë, pasi shumë herë nuk është konsideruar mundi i fermerëve. Fermerët kërkojnë tregun sepse duan të eliminojnë abuzuesit apo sekserët, njëkohësisht kërkojnë kushte për të shitur në mënyrë që të ruajnë cilësinë e produktit të tyre, kërkojnë edhe efektivitet për ta shitur me çmimin që vendos tregu dhe jo sekseri. Natyrisht ata gjetën një mirëkuptim për një kohë të caktuar por nuk kanë gjetur zgjidhje të problemit. Vendimet duhen marrë gjithmonë në bashkëpunim me grupet e interesit, me shoqatat e agrobiznesit, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët. E njëjta situatë ka ndodhur edhe me parë, si psh. me produktin e qumështit. Tashmë duhet të kuptojnë të gjithë që fermerët nuk i nxit askush por veprimtaria dhe problemet që ata kanë. Përpara se fermerët të dalin në rrugë duhet të kuptojmë se ata kanë kaluar  shumë përpjekje dhe nuk kanë gjetur zgjidhje.

Ҫfarë e solli dështimin e tregjeve të ngritura, kishte mungesë strategjie apo të një modeli që duhej ndjekur?

U ndërtuan modelet, por ne ngelemi tek shembulli dhe nuk e zgjeruam apo të planifikonim financime për ta nxitur më tej zgjerimin e tregjeve. Fakti që ne heqim dorë dhe mendojmë se vetëm me grande do të gjejmë zgjidhje është e gabuar. Ne me këto fonde nxitëm një proçes dhe nuk e finalizuam, mbetemi vetëm në kufirin e modelit dhe në këtë rast kjo është pasoja. Pushteti vendor me grandet e qeverisë edhe me bashkëpunimin e sektorit privat duhet të shohin problemin e tregjeve agroushqimore. Ka shembuj pozitiv por mbetet akoma shumë për t’u bërë sidomos për tregjet e kafshëve të gjalla. Kur flasim për treg kemi dy krah të fuqishëm, atë agroushqimor që ka vetëm produktet e arës, por edhe tregun blegtoral që zë më shumë se 50% të nevojave që kanë konsumatorët, për mishin, qumështin apo nënproduktet e tyre. Pikërisht për këtë arsye kjo çështje është ngritur shumë herë nga KASH, por fermerët po na japin një mësim që duhet të përdorim të gjitha mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemit që kemi nevojë.

Përsa i përket silicon mix është hapur një debat në ditët e fundit, u bllokua një sasi e madhe dhe më pas u zhbllokua. A ka kaluar në treg?

Ne tashme jemi në pritje të vendimit të Prokurorisë e cila e ka marrë në shqyrtim. Janë në dispozicion të gjitha  mënyrat për të vërtetuar problemet që sjell në shëndetin e njerëzve, nëse është përdorur në kundërshtim me rregullat. Në momentin që Prokuroria e ka marrë këtë çështje në shqyrtim është mirë që të presim rezultatet e saj dhe të diskutojmë masat që duhen marrë. Unë e kam ndjekur problemin në vijimësi, nuk është aq e thjeshtë, pasi ka mendime të dyzuara. Më mirë është të presim edhe pak kohë.

Diskutimet mbi silicon mix krijuan shumë debate. Nga informacionet tuaja si ka rezultuar përdorimi i tij apo edhe në vendet e Bashkimit Europian?

Për këtë çështje nuk mund të flas pasi Prokuroria po bën punën e vetë dhe të mos influencojmë me opinione të cilat nuk kanë një bazë shkencore. Duhet të presim provat laboratorike, rezultatet mbi dëmet e shaktuara dhe fakte të tjera të cilat prokuroria do t’i grumbullojë.

Ka qënë muaji korrik kur Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Ҫuçi, deklaroi që do të ketë një subvencionim për fermerët që të zgjerojnë fermat, jeni në dijeni nëse ka filluar një fushatë konsultimi apo sesi do të funksionojë?

Ministri Ҫuçi  bëri një deklaratë politike dhe dha një orientim rreth asaj që do të ndodhë, por shpresojmë që gjatë muajve shtator – tetor të fillojë një fushatë konsultimi përsa i përket skemave kombëtare të subvencionit. Ministri Ҫuçi ka shfaqur mendimin e tij në mbështetje të një sektori të caktuar.  Mbështetja e çdo sektori nga qeveria është e mirëpritur nga ana jonë, por ne do të flasim për mënyrën sesi do të realizohet në mënyrë që të jetë sa me efiçente. Këtë vit vendimi qeverisë në lidhje me skemat e subvencionimit shpresojmë se do të dalë më shpejt.

A do të çelen fondet IPARD në shator?

Nuk kam informacion mbi vlerësimin e ecurisë së fazës së parë, nuk kam një prononcim të subjektit që merret me këtë çështje, por mendoj se nuk do të jetë hapja në shtator.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *