Turistë nga Hong-Kongu në pikën e agroturizmit në Prezë, përfituese nga Skema Kombëtare

Agroturizmi tashmë po kthehet në një faktor të rëndësishëm në ekonominë e zonave rurale të Shqipërisë. Eksplorimi i kulturës, kulinarisë dhe traditave të ndryshme, po fton gjithnjë e më shumë turistë të huaj, të cilët dëshirojnë të kthehen sërish, siç shprehën edhe vizitorët nga Hong-Kongu, që kanë ardhur në këto ditë për të vizituar Shqipërinë.

Në këtë guidë ishin të pranishëm edhe punonjësit e ambasadës Kineze në Shqipëri, të cilët shprehën dëshirën e tyre për të sjellë çdo vit e më shumë turistë nga Azia e largët.

Grupi që u shoqërua nga stafi i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, në ambientet e kantinës “Enol”, në Prezë, përfituese nga Skema Kombëtare, është pjesë e programit “International Friendship” (miqësia ndërkombëtare) në kuadër të “Belt and Road”, projekti që përfshin disa shtete të Europës dhe Azisë në shkëmbim ekonomik dhe kulturor. 

Itinerari i grupit nga Hong Kongu është i ngjeshur me takime nga sektorë të ndryshëm dhe synon që ky shkëmbim kulturor dhe ekonomik të kthehet në traditë, pavarësisht distancave.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *