Dështon subvencionimi në bujqësi, Rrapaj: Problematikat si pasojë e ndryshimit të politikave fiskale

Sektori bujësor në muajt e fundit është përballur me mjaft problematika. Ulja e rimbursimit të TVSH-së nga 20% në 6% solli reagimin e shumë fermerëve. Pati një zgjidhje të përkohshme për produktin e qumështir por që nuk dha rezultat. Nxjerrja në treg e prodhimit vendas u shoqërua me një sulm mbi cilësinë e tyre, si pasojë e konkurencës nga produktet e importit. Por si kanë funksionuar skemat kombëtare të subvencionit dhe skema e fondeve IPARD, sa janë fermerët të cilët kanë përfituar. Për këtë kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, ka folur për Fax News. Ai thksoi se janë disa elementë të cilët së bashku kanë ndikuar negativisht në sektorin bujëesor. Fermerët nuk arritën dot objektivat e parashikuar për shkak të ndryshimit të politikave fiskale.

Zoti Rrapaj kemi kaq shumë problematika me të  cilat po përballet sektori bujqësor, cfarë mund të themi konkretisht mbi këtë situatë?

Ne prisnim që të përmirësohej situata këtë vit. Patëm një viti me kushte atosferike jo të favorshme, ku 25 ditë kanë qënë me ngrica. Në të njëjtën kohë prisnim që politikat fiskale të ishin më të favorshme, të cilat të sillnin uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas. Fermerët kanë punuar për një kohë të gjatë për të arritur objektiva, por këto objektiva nuk u realizuan pasi politikat fiskale nuk u hartuan ashtu siҁ fermerët kishin kërkuar. U prish  rregulli për TVSH-në, ulja e rimbursimit të TVSh-së nga 20% me 6% pati efekt të menjëhershëm. Tek produkti i qumështit u përpoqën të japin një zgjidhje të përkohshme, por nuk dha rezultat. Në të njëjtën kohë shfaqën probleme edhe fermerët që prodhojnë fruta dhe perime. Grumbulluesit nuk marrin më produktet, por u drejtuan tek importi pasi aty marrin rimbursimin e TVSH-së me 20%. Ata kanë më shumë interes të importojnë dhe të shesin me ҁmime më të larta. Kjo është edhe arsyeja pse janë rritur disa ҁmime në treg. Këto politika fiskale që nuk u studiuan, skemat kombëtare të subvencionit si edhe hapja e fondeve IPARD të cilët u zgjatën më shumë sesa ishte parashikuar, kushtet atmosferike, etj, japin efekte jo të mira në bujqësi. Fermeri nuk mund të përballojë dot të elementet së bashku. Ҫmimi i lartë i naftës, mungesa e tregut dhe konkurencën e pandershme nga produktet e importit kanë ndikuar negativisht. Të gjitha këto problematica së bashku bëjnë që në treg të kemi luhatje dhe jo pritshmëritë e parashikuara.

Ҫfarë do të ndodhë me sektorin e fruta-perimve duke iu referuar edhe një fillimi të vështirë të këtij sezoni duke pasur parasysh sulmit që iu bë prodhimit vendas?

Shumë tregtar që nuk kanë lidhje të drejtëpërdrejta me eksportin do ta shesin produktin e tyre tek disa sekserë, pra do të na lind fenomeni i r.  Këta ndërmejetësab të paligjshëm do të marrin një furgon, ku do të grumbullojnë disa produkte dhe do t’i ҁojnë për të shitur. Kjo nuk është zgjidhja që ne kërkojmë. Sekserët  do të veprojnë duke shfrytëzuar konjukturën dhe kjo do të ҁojë në rritje të ҁmimit, në parregullsi të funksionimit të tregut ose në mungesë të cilësisë dhe të kontrollit të saj. Të gjitha këto fenomene i bëri skema e TVSH-së nga 20% në 6%. Edhe tek fruta – perimet nuk presim ndomjë ndryshim të madh,

Për pjesën e subvencionimit të fermerëve mund të themi se bujqësia tek ne subvencionohet më pak sesa vendet e rajonit. A kanë funksionuar skemat kombëtare të subvencionit dhe skema e fondeve IPARD?

Ka pasur vonesa në skemën kombëtare por edhe për hapjen e fondeve IPARD. Për skemën kombëtare pati një reduktim, nga 20 milion euro në vitin e kaluar, këtë vit ishim në 4.5-5 milion euro. Kjo për arsye të kompesimit që u bë nga fondet e IPARD-it. Pati një fluks aplikimesh  por tashmë jemi në proҁesin e vlerësimit. Presim që 15 korriku të jetë afati i fundit i vlerësimit, por deri tani nuk kemi asnjë informacion se ҁfarë po ndodh dhe nëse do t’i përmbahemi kësaj date apo jo. Me këtë situatë që jemi aktualisht pritshmëritë nuk janë që 15 korriku të shënojë hajen e fazës së dytë. Shpresojmë të hapet sa më shpejt mbas pushimeve të verës.

Cilat janë masat që duhet të marrim për mbështetjen e prodhimit vendas?

Prodhimi vendas  do të vazhdojë të ketë vështirësitë që përmendëm. Vështirësi që krijohen nga kushtet e pafavorshme të motit,  kostoja e lartë e prodhimit, ku pëmendim koston e inputeve por edhe çmimin e karburantit. Masat që janë marrë nuk kanë pasur efektshmëri. Përsa i përket fermerëve ata do të vazhdojnë të punojnë me shumë vështirësi. Ka disa banka që kanë dëshirë për të vepruar, ku përmendim bankën Credins e cila ka favorizuar dhënien e kredive për fermerët. Sa do të zgjasë durimi i fermerëve për të punuar në kushtet që ata janë mbetet për t’u parë.

Bujqësia është zëri i parë në prodhimin e përgjithshëm bruto, pse ne vazhdojmë të shohim neglizhencë ndaj këtij sektori?

Nuk është neglizhencë por hyn vlerësimi dhe njohja që i bëhet këtij sektori. Ka përpjekje,  por kur ato mbeten në letër janë pa rezultat. Mund të përmendim shembullin e prodhuesve të mandarinave në sezonin e kaluar ku pati një çmim shumë të ulët në eksport, këta fermerë nuk e kanë marrë veten ende sot dhe nuk dihet si do të shkojë në sezonin e ardhshëm. Nuk jam optimist për shumë probleme të cilat fermerët nuk mund t’i zgjidhin, si psh. vonesat për fondet IPARD, skemat kombëtare apo kushtet e motit. Edhe tek sigurimet kanë fonde të limituara. Po shohim edhe një zbrazje të popullsisë në zonat rurale. Një tërheqje vëmendje më e madhe duhet nga vetë fermerët për të folur për ato probleme të cilat ata nuk mund t’u japin zgjidhje. Përsa i përket çmimit të naftës qeveria duhet të ndërhyjë dhe të japë një zgjidhje pasi fermerët nuk mund ta përballojnë dot. Së dyti është problemi i rimbursimit të TVSh-së dhe së treti duhet të ndryshojë forma e organizmit tw fermave. Nuk mund të vazhdohet me fermat e copëzuara, ku duhet të ndryshojë ligji për SHBB-të.

A do të shtohen edhe sipërfaqet e tokave të braktisura?

Fenomeni i braktisjes  është një problem që  e kam përmendur disa herë sidomos për ato asete që ne i kemi në efiçens, si psh. asetet ujore. Me largimin e popullatës këto asete braktisen dhe kjo do të çojë drejt zhdukjes. Elementi i dytë ka të bëjë me prishjen e infrastrukturës rrugore. Nëse sot kërkohen fonde për mirëmbajtjen e saj, nesër do të duhen fonde shumë më të mëdha për ta ndërtuar. Lënia e tokës djerrë për ta mbjellë përsëri pas disa vitesh do të kërkojë investime dhe impenjim akoma më të madh. Duhet patjetër që ne të krijojmë një program se si do të jetë e ardhmja e zonave rurale. Ka një inisiativë të mirë në Tiranë për regjistrimin e fermerëve dhe ky shembull duhet të ndiqet edhe në qarqet e tjera sepse është element mjaft i rëndësishëm që ka të bëjë me formalizimin e ekonomive bujqësore. Këto probleme duhet të studiohen. Studimin duhet ta bëjnë së bashku shoqatat e agrobiznesit, drejtoritë  e bujqësisë , bashkitë, së bashku me qeverinë dhe ndihmën e donatorëve.  Ky është një studim të cilin nëse nuk e bëjmë sot do të na kushtojë më shtrenjtë nesër. Kur të ndodhemi para faktit të kryer, përballë këtyre tokave të lëna djerrë,  do të braktisen përfundimisht ose do të kërkojë investime shumwë të mëdha që të rikthehen në gjendjen e mëparëshme.

Fermerët kanë të vështirë përthithjen e fondeve edhe për shkat të moszgjidhjes së problemit të certifikatave të pronësisë. A janë marrë masa për të lehtësuar përthithjen e fondeve?

Ky është një nga proceset më të vështira. Në thirrjen e parë ka pasur shumë aplikime, por ky trend nuk do të vazhdojë në këtë mënyrë për fazën e dytë ku do të hyjnë në lojë edhe kompanitë e mëdha. Mund të kemi disbursim më të madh fondesh për këto kompani por jo për fermat e copëzuara që ne kemi. Me hapjen e negociatave do të ndodhemi përballë vështirësive të tjera, kushteve të cilave nuk do të kemi mundës për t’i  përmbushur.

Përse ka mungesë vizioni në sektorin bujqësor?

Nuk bëhet fjalë për mungesë vizioni, por bujqësia ka vështirësi të cilat të gjithë i dinë. Bujqësia është një ndër sektorët që ka më pak fitim, një ndër sektorët ku mekanizimi është i nivelit më të ulët në rajon, është sektor i copëzuar dhe ka shumë probleme të cilat sektorët e tjerë nuk i kanë. Ikja nga zonat rurale e të rinjve dhe braktisja e tokave krijoi problemin e madh e mungesës së fuqisë punëtore. Ky fenomen tashmë ka vetëm një zgjdhje, hartimin e një programi.  Nëse ne nuk bëjmë një program të posatshëm për zgjidhje e problemeve atëherë nuk kemi asnjë të ardhme në këtë sektor. Nuk janë çështje që nuk dihen, por ajo që thuhet që bujqësia është prioritet nuk është e vërtetë, pasi nëse do të ishte do të realizoheshin disa nga objektivat ose më e pakta të mos gabonim më si u gabua me TVSH-në apo me fondet e skemës kombëtare.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duhet të mendojë më shumë për formën e organizimit të fermave, për financimin, mekanizimin e bujqësisë, por edhe për të krijuar një garanci që donatorët ato fonde që japin, të përdoren edhe për të siguruar produktet dhe për të mbyllur përfundimisht çështjen e pronësisë. Nëse këto probleme zgjidhen, atëherë ministria e ka realizuar qëllimin e saj dhe fermerët do të punojnë në kushte më të mira. Dua të përmend që para pak kohësh ka ardhur në Shqipëri një kompani e madhe çertifikuese “Global Gap”, një  kompani ndërkombëtare e cila e futi Shqipërinë në hartën e vetë.  Ne si KASH, në bashkëpunim me Risi Albanian  dhe me donatorë të tjerë zviceran kemi filluar punën për zbatimin e këtij programi edhe në Shqipëri. Ky është një lajm mjaft pozitiv dhe nëse do të vazhdojmë në këtë fushë do arrijmë të promovojmë ato produkte të cilat i kemi më cilsëore.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *