Rrapaj: Ndryshimi i politikave bankare në ndihmë të financimit të fermerëve

Një nga problemet kryesore që kanë hasur fermerët prej vitesh është mungesa e dhënies së kredive.  Tashmë banka “Credins” u vjen në ndihmë fermerëve, duke mbështetur  investimet që ata kryejnë. Cilat janë kategoritë që mund të përfitojnë  apo  cilat jane masat që duhen marrë  nga institucionet qeveritare  të qevrisjes qëndrore apo vendore për mbështetjen e fermerëve? Pikërisht për këtë temë, por edhe për rezultatet e skemave kombëtare të subvencionit dhe IPARd 2, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, ishte i ftuar në TV Scan. Ai foli për ndryshimin e politikave bankare për kreditimin e fermerëve, kushtet që duhen plotësuar nga fermerët për të përfituar mbështetje financiare dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të legjislacionit për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor. Të gjitha masat në ndihmë të zhvillimit të bujqësisë duhen marrë përpara hapjes së negociatave pasi më vonë vështirësitë do të jenë më të mëdha.

Intervista e plotë

A kanë mbështetje sot fermerët për investimet që duan të kryejnë?

Së pari duhet thënë që ata kanë shumë nevojë për financim. Është një element që fermerit i ka munguar prej shumë vitesh . Nëse më parë bankat ndoqën një politikë të kufizimit të kredive për fermerët për arsye të politikës së tyre monetare, tashmë ato e kanë ndryshuar konceptin dhe kanë një politikë tjetër për kreditimin e fermerëve. Por, jo vetëm bankat, por edhe Shoqëritë e Kursim Kredisë. Ne si KASH kemi bashkëpunuar shumë ngushtë me bankat e nivelit të dytë, veҁanërisht me bankën “Credins” me  të cilën kemi një marrëveshje të veҁantë, specifike, e cila ka asistuar jo vetëm ata fermerë që plotësojnë kriteret për kredimarrje, por edhe të tjerë.

Banka “Credins”, përmes një grupi të posatshëm ka ndihmuar edhe fermerët të cilët kanë pasur probleme me kreditë e mëparshhme. Për mendimin tim, nuk kanë qënë këta shkaktarët për mungesën e shlyerjes në kohë por shkaktarë kanë qënë faktorë  të tjerë si faktorë natyror, element që kanë të bëjnë me mungesën e dokumentacionit dhe që nuk varen nga fermerët.  Pikërisht kjo kategori është ndihmuar nga banka “Credins”. Kjo bankë ka pasur një element tjetër të rëndësishëm në mbështetje të agrobiznesit, duke stimuluar dhe modelet e reja që ne kemi ngritur. Ne stimulojmë disa modele përsa i përket ambientit, prodhimit të produkteve organike, përsa I përket përpunimit të mbeturinave, sidomos mbetjeve organike në zonat rurale të cilat janë në një situatë jashtëzakonisht të keqe, por sigurisht edhe eksportin, përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale dhe grumbullimin e tyre. Në këtë prizëm doja të thoja që ka ndryshuar politika bankare dhe dua të drejtohem tek fermerët për t’u thënë që të drejtohen tek bankat pasi ato kanë interes dhe kanë buxhet.prizëm doja të thoja që ka ndryshuar politika bankare dhe dua të drejtohem tek fermerët për t’u thënë që të drejtohen tek bankat pasi ato kanë interes dhe kanë buxhet.

Cilat janë kushtet për të marrë mbështetje të tillë financiare?

Problemi i parë mbetet ҁerifikimi i pronës. Kjo ka qënë  dhe vazhdon të mbetet një ndër pengesat kryesore që fermeri të financohet. Problemi i dytë ka të bëjë me tregjet, shpesh fermerët mbjellin pa e ditur se ku do të shesin,  ky është një element shumë i rëndësishëm, pasi bankat sigurisht që kërkojnë një plan biznesi.  Elementi i tretë ka të bëjë me koston, nuk mund të merret një kredi për një produkt me një kosto të papërballueshme me të ardhurat që ai do të nxjerrë. Këta elementë  janë shumë të rëndësishëm për të kuptuar që marrëdhënia me bankën është një marrëdhënie  besimi reciprok. U kam bërë thirrje vazhdimisht fermerëve që të jenë transparent me bankat, të japin të dhëna të sakta në mënyrë që bankat të veprojnë me shpejtësi dhe efektivitet.

Si rezultojnë deri tani skemat kombëtare të subvencionit dhe IPARD 2?

Jemi në një situatë pritjeje të  vlerësimit. Deri në datën 15 korrik  duhet të mbyllen vlerësimet për fazën e parë të IPARD2, dhe më pas të hapet faza e dytë.  Por nga ajo që po shihet është që nga administrata nuk kemi shpejtësinë e duhur për t’u shërbyer fermerëve, në ҁdo kohë dhe për ҁdo problem që ata kanë me administratën.  AZHBR –së iu grumbulluan prej vitesh shumë projekte dhe aplikimet e fermerëve ishin shumë për kapacitetet që ajo ka, megjithatë ne nuk kemi dëgjuar zyrtarisht ndonjë ankesë që ata nuk e përballojnë dot, ata po punojnë dhe jemi në pritje të vlerësimit të tyre.

Diskutimet  thonë që IPARD2 nuk ka qënë shumë i aksesueshëm si skemë nga fermerët e vegjël.  E  japin këtë mundësi skemat kombëtare të subvencionit?

Fermerët e vegjël tek IPARD2 kanë vështirësi, pasi kërkesat janë më tepër. Ndërsa përsa i përket skemave kombëtare, për këtë shpërndarje  dhe formë organizmi që kemi ne, kjo situatë nuk zgjidhet as me IPARD-in dhe as me skemat kombëtare.  Duhet të ndryshojmë  formën e organizimit të fermave që kemi sot, me ferma kaq të fragmentizuara ne nuk mundemi që të përthithim fondet. Në asnjë vend tjetër nuk ka ndodhur që në një sipërfaqe si kjo e jona të jenë 350 mijë ferma. Problem për ne ka qënë dhe mbetet legjislacioni që mbështet mënyrën e kooperimit të fermerëve. Kemi nje legjislacion që nuk është i adoptueshëm nga fermerët, për më tepër i ka kaluar koha atij legjislacioni, që është hartuar që në vitin 2012.

Ҫfarë e pengon hartimin e një ligji të ri?

Vështirësi krijohen nga  mosbesimi nga institucionet kompetente për ta përditësuar këtë ligj, fatura financiaree ligjit dhe mungesa e eksperincës së grupeve të punës të ngritura nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Nuk kemi ekspertët e duhur por edhe nuk kanë pranuar ekspertët nga vendet e tjera  që kanë përvojën e duhur.  Përditësimi i këtij ligji, ndryshimi i formës së organizimit duhet të bëhet patjetër me ekspertë të huaj.

Ka pasur nisma për të ndryshuar formën e organizimit për krijimin e SHBB-ve, ka nisma dhe nga vetë fermerët për t’u bashkuar?

Fermerët janë të bindur që duhet ndryshuar forma e organizimit dhe po bëjnë vetë disa përpjekje për t’u bashkuar. Por ҁ’mund të bëjë një fermer që organizohen në një kooperativë, kur duhet të paguajë sigurimet, taksat e tokës, lidhjen  e kontratës, stafin  apo dhe mjaft tarifa të tjera, kur fermerët të veҁuar nuk i paguajnë. Kësaj duhet dhënë një zgjidhje me ligj. Në këtë informalitet që ne kemi ҁ’mund të bëjnë SHBB-të që janë krijuar pa asnjë ndihmesë.  Ato që në momentin që krijohen u bëhen disa analiza disavjeҁare të biznesit të tyre. Këto janë elementë që ndikojnë negativisht.  Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka pasur edhe ndëshkime të pamerituara, na është dashur edhe një përpjekje e jashtëzakonshme për të  frenuar këto masa që ata kanë ndërmarrë.

Për të nxitur krijimin e grupimeve ҁfarë duhet bërë konkretisht?

Së pari duhet ndryshuar ligji për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, duhen krijuar të gjitha lehtësitë e nevojshme kundrejt një biznesi fillestar. Nuk kemi drejtues SHBB-je  të kualifikuar. Elementi tjetër ka të bëjë me përthithjen e fondeve, kjo duhet parë me përparësi edhe nga bankat, edhe nga elementë të tjerë financues. Nga eksperienca që kam dhe nga ajo që kam dëgjuar është që nëse nuk ndryshojmë formën e organizimit nuk mund të bëjmë përpara në formë masive.

A pritet të merren në konsideratë sugjerimet e KASH?

Ne do të këmbëngulim, nuk kemi kundërshtime teorike, por ecin me hapa shumë të ngadalta për t’i realizuar ato. Prandaj ne po punojmë fort, jemi futur në debate për t’i realizuar sa më parë. Na është thënë që është ngritur një grup pune në  Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, por nuk na është dërguar akoma një draft për këtë projekt-ligj.

A do të ketë ndryshime ligjore edhe përsa i përket përcaktimit të asaj se ҁfarë është një fermë?

Ky ligj është ai që kërkojmë, ku do të përcaktohen të gjitha elementet. Me hapjen e negociatave do të kemi ndryshime rrënjësore. Hapja e negociatave do të jetë një barrë e dyfishtë për këta  fermerë në situatën siҁ janë sot. Nëse nuk sigurojmë mbrojtjen e produkteve tona  nga konkurenca e produkteve të vendeve të tjera të përparuara, nëse nuk do të ndryshojmë mënyrën e prodhimit nga ai konvencional që kemi sot dhe të copëzuar, në një produkt natural dhe organik, nuk do të mundim të konkurojmë. Po këmbëngulim që këto masa të merren tani dhe jo kur të fillojnë kriteret e zbatimit, pasi vështirësitë do të jenë më të mëdha dhe nuk do mundmi t’i kapërcejmë dot.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *