Certifikimi i produkteve “Made in Albania”, zhvillim për sektorin e agrobiznesit dhe punësimin e të rinjve

Për të promovuar eksportet shqiptare të fruta – perimeve drejt tregjeve të Evropës Perëndimore, projekti i qeverisë zvicerane “RisiAlbania”, po stimulon grumbulluesit, eksportuesit, ekspertët e fushës dhe trupat certifikuese shqiptare të tregtojnë prodhimet vendase sipas kërkesave që kanë këto tregje. Njëri prej të cilave është standardi GLOBAL G.A.P.

 Për herë të parë projekti po prezanton certifikimin në grup GLOBAL G.A.P.  

Certifikimi i produkteve shqiptare sipas standardit GlobalG.A.P. u mundëson kompanive të nënshkruajnë kontrata me vlera më të larta në tregjet e Evropës Perëndimore, të sigurojnë më shumë shitje, më shumë siguri dhe më shumë vende pune për fermerët, grumbulluesit dhe shërbimet mbështetëse.

Për të parë nga afër ecurinë e kësaj ndërhyrjeve që do të sigurojë krijimin e vendeve të reja të punës përmes certifikimit të prodhimeve shqiptare, Ambasadori Zviceran Adrian Maître zhvilloi një vizitë në Lushnjë për tu takuar me fermerë, grumbullues dhe eksportues të cilët po zbatojnë certifikimin në grup GlobalG.A.P.  Projekti i financuar nga qeveria Zvicerane “RisiAlbania”, ka mbështetur deri tani dy grumbullues të produkteve bujqësore për zbatimin e certifikimit në grup GlobalG.A.P. “Doni Fruit” dhe “Tomato.al”, të cilët kanë certifikuar grupin e parë të fermerëve dhe kanë mundur të eskportojnë drejt tregjeve të reja.

“Nga sa pashë ka mundësi të jashtëzakonshme dhe potenciale të mëdha për punësim, punësimin e të rinjve, më shumë të ardhura dhe investime në Shqipëri. Dhe kjo është ajo që ka nevojë vendi, qytetarët dhe brezat e rinj në veçanti, e gjithashtu sektori privat. Mësova gjatë kësaj vizite gjithashtu se ka shumë kërkesa, si për shembull standardet që duhen përmbushur, të cilat garantojnë cilësinë e produkteve dhe mjedisit dhe të dyja janë shumë të rëndësiahme për konsumatorët. Nga ana tjetër bashkëpunimi mes të gjithë aktorëve ekonomikë është shumë i rëndësishëm. Bashkëpunimi, rregullat e ndershme të lojës dhe transparenca janë vlera për cdo vend ashtu si edhe për Shqipërinë dhe aspiratat për integrimin europian te Shipërisë” –  shpreh ambasadori zviceran Maître.  

Certifikimi në grup GlobalG.AP është një standard sfidues për fermerët, grumbulluesit dhe eksportuesit e produkteve bujqësore, por përmes platformës “Agroquality”, të zhvilluar nga “Albinspekt” me mbështetjen e “RisiAlbanias”, i gjithë materiali është i përkthyer në shqip dhe ofron  udhëzime të qarta për aplikimin dhe përmbushjen e standardit. Përmes kësaj platforme synohet përfshirja e më shumë kompanive, ekspertëve dhe institucioneve certifikuese të cilët mund të përdorin dhe ofrojnë shërbimet e GlobalG.A.P..

Ndalesa e dytë e vizitës së Ambasadorit Maître ishte tek fermerët dhe grumbulluesit që punojnë pranë kompanisë “BioBes”, një nga partnerët e projektit zviceran “RisiAlbania” që po investon në përmirësimin e standarteve të bimëve medicinale përmes teknologjive të reja të tharjes së bimëve aromatike dhe mjekësore dhe nxitjes së kultivimit të tyre kundrejt vetëm grumbullimit të bimëve të egra që ndodh më së shumti aktualisht.

Dhomat e tharjes së bimëve aromatike e mjekësore do të rrisim cilësinë e produktit duke  eksportuar produktet e freskëta dhe duke shmangur humbjen e cilësisë si pasojë e tharrjes me metoda primitive apo në kushte shtëpie. Nga ana tjetër kultivimi i këtyre bimëve do të sigurojë sasinë dhe silësinë e nevojshme për t’ju përgjigjur kërkesave të blerësve ndërkombëtare me norma më të larta fitimi. Kjo do të nxisë zhvillimin e këtij sektori, kaq jetik për qindra familje që jetojnë në zonat rurale, duke krijuar më shumë vende pune.

Nxitja e zhvillimit të sektort të agrobisnesit nga ana e projektit të qeverisë zvicerane “RisiAlbania”, nëpërmjet prezantimit të risive që do të cojnë rritjen e eksporteve drejt tregjeve me vlerë më të lartë, apo aksesi më i mirë në shërbime do të sjellë më shumë mundësi për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë, çka është edhe qëllimi final i projektit.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *