Tradita shqiptare e kulinarisë në “Konkursin Ndërkombëtar të Zanateve” në Kinë

Shqipëria ka konkurruar në fushën e gatimit dhe lidhjes se rrjeteve dhe informacionit, në “Konkursin Ndërkombëtar të Zanateve”, që u zhvillua në Chongqing, Kinë, nga datat 25–31 maj 2019, në kuadër të nismës “Një brez një rrugë”.

Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 44 shtete të botës që konkurruan në 17 fusha të ndryshme, midis të cilave edhe Shqipëria.

Në fushën e gatimit vendi ynë është prezantuar nga konkurrenti Adriano Musta dhe trajneri i tij Olsjon Bilani, te cilët janë nga shkolla “Hoteleri Turizëm” në Tiranë. Në fushën e lidhjes se rrjetit dhe informacionit është prezantuar nga konkurrenti Fatjon Mehmeti dhe trajnerja e tij Ilda Fishta, të shkollës së mesme profesionale “Herman Gmeiner”.

Skuadra është plotësuar me drejtuesen Luljeta Dauti, specialiste në Ministrinë e Financave dhe Ekonomise.

Përfaqësia e skuadrës shqiptare në këtë konkurs ka qenë dinjitoze dhe kanë arritur të marrrin medalje inkurajimi në fushën e gatimit, duke u renditur në vend të 8-të nga 17 shtete që konkurronin në këtë fushë.

Skuadra shqiptare do të kthehet në Shqipëri edhe me një eksperiencë profesionale dhe personale të jashtëzakonshme dhe me përshtypjet më të mira për organizimin e këtij konkursi, mikpritjen e popullit kinez dhe bukurive natyrore të Kinës

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *