Rreziku nga pesticidet, Rrapaj: Situata aktuale dhe çfarë duhet të përmirësojmë

Debatet mbi sigurinë ushqimore janë përhapur shumë në ditët e fundit. Në kohën që prodhimi vendas bëhet gati për të dalë në treg, qarkullojnë disa lajme që që vënë në pikëpyetje cilësinë e tyre duke dëmtuar prodhuesin e ndershëm. I ftuar në emusion 7pa5, në Vizion Plus, kryetari i Këshillit Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, ka qartësuar qytetarët duke folur mbi situatën aktuale, cilësinë e produkteve dhe çfarë duhet të përmirësojmë për të ŕritur më shumë sigurinë e produkteve që konsumojmë.

Intervista e plotë

A janë të drejta shqetësimet e qytetarëve për debaet e ngritura së fundmi mbi sigurinë ushqimore?

Të flasësh për sigurinë ushqimore nuk është e thjeshtë pasi është një zinxhir i tërë ku çdo element ka një rol të caktuar dhe tërësia përbën atë që ne quajmë siguri ushqimore. Janë segmente të caktuara që duhet t’i analizojmë dhe të nxjerrim një konkluzion. Në vendin tonë, produktet e prodhuara nga fermerët tanë, në përgjithësi janë produkte të mira dhe të konsumueshme. Në zonat rurale prodhojnë rreth 350 mijë fermerë, të cilët konsumojnë për vete por edhe prodhojnë diçka për tregun. Nga logjika një fermer që prodhon për vete, për fëmijët e vetë, për blegtorinë, nuk mund të prodhojë produkte jashtë standarteve.

A mund të ketë fermerë që ndajnë produktet, në ato që konsumojnë vetë dhe ato që janë për treg?

Ne nuk kemi konstatuar një fenomen të tillë. Ky është një opinion urban. Kjo nuk është një çështje që është për t’u diskutuar. Në këtë zinxhir mund të ketë raste sporadike por fermerët atë që mbjellin e konsumojnë dhe vetë. Ne bëjmë mirë që flasim për sigurinë ushqimore pasi është një temë që kërkon vëmendje çdo ditë. Kam një mendim të timin por edhe të ekspertëve që opinionin për sigurinë ushqimore nuk mund ta bëjë kushdo, njerëz që nuk janë ekspertë të kësaj fushe. Do ishte shumë mirë të flisnin personat e përgatitur për këtë fushë. Gjthmonë në muajin prill futen prodhimet vendase në treg. Ata që importojnë nuk kanë interes te prodhimi vendas pasi u zë një pjesë të tregut. Këtu lindin konfliktet. Pra, këtu ndikon edhe konkurenca. Unë nuk mund të besoj dikë që thotë se u rrit sharqiri brenda ditës, apo përcakton cilat janë domatet më të mira. Unë do vazhdoj të tërheq vëmendjen për laboratorët, pasi laboratorët tanë nuk janë në kapacitete e duhura për t’u shfryrëzuar. Kemi godina shumë të mira, kemi importuar shumë paisje për laboratorët por na kanë ikur ekspertët.

Ku ndodhen laboratorët?

Laboratorët ndodhen në disa institucione, laboratorë ka tek Universiteti Bujqësor i Tiranës, ka tek AKU-ja, ka në Insitutin Veterinar, por tek të gjitha këto kërkohet shtimi i investimeve për të rritur numrin e analizave. Një fakt është që në 3 mujorin e parë, për të parë sasinë e mbetjeve në prodhimin e perimeve janë kryer 47 analiza, të cilat kanë rezultuar pa problem, me pesticide nën normën e lejuar.

Cila është norma e lejuar e pesticideve?

Bima ka nevojë për të gjitha elementët organikë, por në një sasi të caktuar. Që të ruhet nga dëmtimet dhe insektet ka nevojë edhe për elementë të tjerë të domosdoshëm. Bima ka nevojë që të formojë kokrrën, frutin, me ndihmën edhe të disa preparateve që i njeh edhe Bashkimi Europian, por me masë. Që ne të nxjerrim konkluzion mbi ato që thuhen duhen patjetër të kemi analiza. Kemi bërë disa analiza dhe kemi parë kush i trajton ato. Unë do shqetësohesha shumë nëse profesorë të Universitetit Bujqësor do e thonin këtë, laboratorët do e vërtetonin, por nuk mund të shqetësohem kur e thotë legjenda urbane. Nga kjo pikëpamje nuk mund të them nëse ata kanë apo jo të drejtë.

Ju ndiheni të sigurt për produktet që konsumoni?

Sigurisht që po. Nuk do ndihesha i sigurt për produktet që vijnë nga sektori informal, i cili është i pakontrolluar. Me sektor informal kemi parasysh ata që veprojnë pa leje, që janë të paregjistruar apo që shesin pa kontroll. Nuk mundem të flas mbi cilësinë tyre, por për produktet e tjera të vendit tonë që janë produkte që e kanë çertifikuar veten. Ne kemi rritur ndjeshëm eksportet në kohët e fundit.Para disa ditësh ne kemi bërë një konferencë me një nga kompanitë më të mëdha të çertifikimit, Global Gap. Pra trendi është në rritje mbi lidhje me sigurinë ushqimore. Produktet tona kanë një avantazh, pasi dalin një muaj para sesa produktet e vendeve përreth. Në këtë moment ne u marrim tregun dikujt tjetër, në këtë siatuatë ai reagon dhe reagimi i tij është i gjithanshëm, pra është luftë tregtare.

A dëmtohen fermerët nga këto lajme të përhapura?

Në këtë situatë dëmtohen prodhuesit e ndershëm. S’dua të përmend fermerët në tërësi, por ata që kanë investuar, që kanë paguar për frigoriferë apo për të ruajtur të gjithë standartet e sigurisë ushqimore, pasi ato kanë një kosto. Në momentin që nuk konsumohet produkti, kërkesa bie, ulet edhe çmimi.Kompanitë të cilat janë të formalizuara bëjnë vetëkontroll. Unë e kam përkrahur median për çdo polemikë, por media duhet të flasi me fakte dhe me emër. Nuk mund të them se ne jemi 100% të pakonkurueshëm për sigurinë ushqimore. Për shembull, koha e karantinës ka shumë rëndësi, pasi nuk ruhet nga fermerët. Këtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi kemi probleme që vijnë për shkak të mungesës së njohurive. Do u bëja një thirrje atyre që importojnë pesticide, plehra kimike apo medikamente të ndryshme për blegtorinë, të tregohen të kujdesshëm. Tashmë u hoq edhe TVSH-ja dhe ekziston mundësia që të importojmë produkte të cilat kanë efekte të dëmshme në bimë dhe më tej transmetohet në trupin e njeriut. Duhet të marrim preparate cilësore. Do i bëja thirrje AKU-së dhe të gjitha institucioneve publike që të shtohin kontrollet tek importuesit, për cilësinë dhe të shtojnë sa më shumë fonde për laboratorët

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *