Përmirësimi i standarteve dhe cilësisë së bimëve mjekësore – aromatike në Shqipëri.

Historia e kompanisë BioBes, transmetuar në Radio – Televizionin Zviceran, RSI.

Shqipëria ka rreth 350 lloje të ndryshme bimësh mjekësore dhe aromatike që rriten në të gjithë territorin. Objektivi i projektit Risi Albania, mbështetur nga qeveria zvicerane është që të krijojë një sistem që lejon kultivuesit e vegjël që jo vetëm të mbledhin por edhe t’i përmbahen standarteve të cilësisë. Besnik Koçi është një sipërmarrës nga qyteti i Lushnjës, i cili pasi ka emigruar në Greqi është kthyer në vendlindje, duke u marrë me aktivitet bujqësor, aktivitet që ështëmarrë edhe familja e tij më parë dhe është kujdesur për ta shndërruar në një kompani për kultivimin e bimëve. Tashmë, ai u ka kriijuar mundësi edhe kultivuesve të tjerë që të merren jo vetëm me mbledhjen e bimëve por edhe me proçeset e tjera.

“Kam emigruar në Greqi që prej vitit 1995, si shumë shqiptar në atë kohë dhe kam ndenjur gjatë. Menduam të ktheheshim në Shqipëri ku të punonim me kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike,” – thotë ai. Kompania “BioBes” është krijuar në vitin 2014 dhe ka bashkëpunuar me Risi Albanian e cila u ka ofruar mbështetje për t’u përmirësuar. Ata merren me kultivimin e 70 llojeve të ndryshme të bimëve. Pasi lënda e parë futet në magazinë, seleksionohet dhe kalon në linjën e përpunimit.

BioBes është shndërruar në një pikë referimi për kultivuesit e vegjël, të cilët nuk janë më të detyruar t’i thajnë në shtëpi bimët aromatike. BioBes është një shembull në Shqipëri sesi një kompani mund të përmirësojë aktivitetin, të jetë e qëndrueshme dhe si mund të arrijë tregje më të mëdha. Besniku nuk po investon vetëm në biznesin e tij por edhe po krijon standarte cilësie”Nuk mund të harrojmë nga kemi ardhur, pasi nëse nuk dimë nga nga vijmë, nukdimë ku do shkojmë”- thekson ai

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *