“Agroquality”, platforma që promovon standartet e cilësisë

“Agroquality” është një platformë që promovon në treg udhëzimet e standarteve të ndryshme të cilësisë ushqimore dhe informacione të përditësuara ndaj menaxherëve të cilësisë, specialistëve dhe konsulentëve. Standartet kryesore tëprezantuara në këtë platformë janë: GlobalGap, Organic dhe H.A.C.C.P.Kjo është një nismë e cila synon të nxisë rritjen e standarteve të cilësisë ushqimore dhe profesionalizmin e çdo njësie.

Çdo operator i interesuar në implemenitimin e standarteve të cilësisë mund të gjejë në çdo kohë informacion të përditësuar dhe anekset përkatëse për kërkesat specifike të standarteve. “Agroquality” përbën një mjet bashkëpunimi, duke iu përgjigjur pyetjeve direkte të prodhuesve dhe specialistëve. Kjo platformë ndihmon në mënyrë direkte për ndërtimin e kapaciteteve në nivel ferme, krijon ura lidhëse midis trupave të kontrollit dhe specialistëve lokal, menaxherëve të cilësisë të kompanive prodhuese dhe blerësve.

Kjo platformë përmes shërbimeve shtesë, si promovimii ndryshimeve më të fundit ndaj kërkesave të standarteve, promovimi i informacioneve ndaj çdo çështje të ngritur, mundësimin e promovimeve në tregje, bëjnë të mundur reduktimin e kostove ndaj implementimit të standarteve dhe reduktimin e kostove ndaj proçesit të çertifikimit .

Synimet e “Agroquality” janë:

1.Drejtimi i tregut përmes informacionit të përditësuar në çdo kohë ndaj ndryshimeve më të fundit dhe udhëzimeve ndaj implementimit të kërkesave të standartit.

2. Mbështetje ndaj kompanive në ngritjen e kapaciteteve të brendshme.

3. Mbështetje të fermerëve drejt çertifikimit ndërmjet përgatitjes së duhur të strukturave të punës dhe reduktim të kostos.

4. Promovim i informacioneve bazuar në kërkesat e çertifikimi të produkteve për standartet e përmendura

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *