Zhvillohet seminari mbi bujqësinë dhe legjislacionin europian mbi produktet bio

Në Qëndrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore është zhvilluar seminari me fokus mbi bujqësinë organike dhe legjislacionin europian mbi produktet bio, aksesin e agroprodhuesve dhe agropërpunuesve në financë, ndërmjet skemave mbështetëse të AZHBR- së dhe programit IPARD. Seminari u bë i mundur falë bashkëpunimit të Qëndrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Agjensisë për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Institutit për Prodhim dhe Zhvillim Social -Ekonomik, në kuadër të projekteve të financuara me fondet e Bashkimit Europian. 
Të pranishëm ishin prodhues dhe agropërpunues, fermerë nga qarku i Vlorës, specialistë këshillimor dhe agrobujqësor, kërkues shkencor në fushën e produkteve bujqësore, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, si edhe kordinatori i sektorit të agroprodhimit apo agropërpunimit i programit Risi Albania, Gramoz Osmani. Skemat mbështerëse të financimit janë instrumenti financiar që i japin mundësi fermerëve për rritjen e cilësisë dë produktit.

Kryetari i KASH u shpreh se shtë shumë e rëndësishme që fermerët të informohen për kostot dhe avantazhet që kanë nga çertifikimi në grup. Sipas tij duke u përqëndruar në një model do të ishte dobiprurëse për të gjithë, pasi eksperiencat e fundit kanë qënë jo pozitive duke çuar në paqëndrueshmëri.

Drejtoresha e Qëndrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Aulona Veizi tha :

“Ne jemi këtu për çertifikimin, duke nisur nga bima, tek zinxhiri i prodhimit biologjik në total dhe deri te konsumatori. Faza e dytë e këtij seminari është bashkë me AULEDËN për skemat e subvencionit. Ky është momenti më i rëndësishëm dhe ne jemi në bashkëpunim me çdo institucion në ndihmë të fermerëve, për plotësimin e dokumentave që sipas mendimit tonë si specialist janë të thjeshta”. Këto skema dhe shërbimet që ofrojnë për agropërpunuesit, agroprodhuesit dhe përfitimi nga ato u prezantuan nga AULEDA. Këshillim ligjor, identifikim dhe zhvillim i idesë së biznesit, përgatitje aplikimesh, strategjish dhe marketing, janë disa shërbimet që AULEDA ofron, në sajë të mbështetjes që ka marrë nga programi Helvetas, Risi Albania.

Dretoresha e AULEDAS, Mirela Koçi, në lidhje me këtë seminar u shpreh:

“Ky takim është sinergji e disa projekteve që po implementohen ku në fokus janë fermerët, sektori i agroindustrisë. AULEDA së fundmi është duke ofruar shërbime për aplikimet e IPARD, skemave kombëtare. Ne jemi duke ndihmuar fermerët në kuadër të shërbimve të ofruara nga programi Risi Albania, në të njëjtën kohë jemi duke implementuar projektin “FOKUS”, i cili është një projekt me fokus në katër elementë, që janë prodhimi i qumështit, vajit të ullirit, verës dhe agrumeve. Këta sektor do të jenë përfitues të shërbimeve tona. Shumë shpejt disa nga bizneset e këtij sektori do të kenë mundësi të marrin pjesë në një network ndërkombëtar, në Qipro, duke iu dhënë mundësia për lidhjen e kontratave të bashkëpunimit. Të gjitha këto janë shembuj sesi sektori publik dhe privat mund të bëhen bashkë, duke i dhënë ndihmë sektorit dhe duke bërë sinergji midis shërbimeve”.

Fermerët u ftuan që të kontaktojnë me ekspertët për skemat mbështetëse të AZHBR- së, të cilat janë hapur, por dhe të jenë pjesë aktive e programit “FOKUS”. Ky program synon të vendosë në një linjë prodhuesit e vajit të ullirit, përpunimit të qumështit, verës dhe agrumeve me prodhues homolog në vendet e BE- së, jo vetëm për bashkëpunim, por edhe për të parë shembuj të modeleve të suksesit për produktet bio.

Ky takim u vlerësua pozitivisht nga kryetari i KASH, Agim Rrapaj dhe kordinatori i sektorit agropërpunit dhe agroprodhimit të programit Risi Albania, Gramos Osmani, për ndihmën që synon pët rritjen e kapaciteteve të fermerëve, për prodhimin e produkteve cilësore dhe përfitimin e fondeve

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *